Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Shembulli/Ja ç’pasoja mund t’i sjellë ekonomisë, ulja e menjëhershme e taksave

9 vjet ago
in Ekonomi, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Shembulli/Ja ç’pasoja mund t’i sjellë ekonomisë, ulja e menjëhershme e taksave

Forcat kryesore politike në vend, kanë në fokus të premtimeve të tyre elektorale, përdorimin e sistemit fiskal në funksion të rritjes së ekonomisë.   

Por eksperti i ekonomisë dhe financave, Prof.Dr. Arben Malaj, në një intervistë për “Tirana Today”,   u sugjeron partive politike të tregohen të matur në premtimet e tyre, pasi luhatjet e theksuara në sistemin fiskal, mund të prodhojnë pasoja të rënda për fatin e një ekonomie.   

Për këtë, Malaj jep dy këshilla; (I)“Taksa duhet të jetë sa më neutrale dhe (II) shkalla e taksimit progresiv të vijë duke u zbutur dhe numri i shkallëve duke u reduktuar”.

Madje ai sjell si shembull një formulë konkrete të aplikuar në SHBA, për të ilustruar atë çka mund të pësojë ekonomia nga ulja e pakujdesshme e taksave.

“Dua të sjell një shembull nga i cili duhet të mësojmë. Shteti Kansas-it në Amerikë uli të gjitha taksat me idenë që ulja e taksave do të krijonte rritje ekonomike dhe rritja ekonomike do të krijonte të ardhura. Dy vite pas aplikimit të taksave të ulura, ekspertët arritën në këto konkluzione. E para; taksa ndikon në rritje ekonomike por nuk e garanton atë. E dyta; Politikat e veçanta për biznese të veçanta, e çajnë sistemin tatimor dhe krijojnë gropa të zeza. E treta; Ulja për dy vjet e taksave jo vetëm që nuk arriti të sigurojë rritje ekonomike, por shkoi e gjitha në thellim të deficitit. Njerëzit u bindën që po shkonin drejt një krize, ndaj guvernatori republikan pranoi të rriste përsëri taksat, mjaft të mos cenohej cilësia e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë dhe funksionet prioritare të një qeverisje vendore. Prandaj ne duhet të mësojmë prej tyre”, theksoi ai.  

Në rast të aplikimit të formulës së uljes së taksave, Malaj këshillon ulje graduale, pasi siç thotë ai, në këtë rast do të kishte rrisqe potenciale.

Të përmirësohet funksionimi i shtetit ligjor e reforma në gjyqësor dhe taksa nga 15% të mos ulet direkt në 9%, pasi ka rrisqe potenciale. Uljet e shpejta dhe të thella të taksave, sjellin rritje të deficitit buxhetor dhe borxhit publik dhe prodhojnë kriza. Duhet theksuar se nuk ka rritje ekonomike pa stabilitet të financave publike. Në këtë aspekt duhet bërë shumë kujdes me uljen e taksave dhe rritjen e shpenzimeve, pasi në të dy krahët kemi propozime që në një mënyrë ose një tjetër rrezikojnë të rrisin deficitin buxhetor,” vë në dukje ai.

Sa i përket premtimeve të LSI-së për rritjen me 10% të ekonomisë deri në vitin 2021, Malaj tha:“Duhet të theksoj që rritja ekonomike e Shqipërisë është e përllogaritur nga institucionet financiare ndërkombëtare, deri në 2020, me 4%. Rritje të tilla ekonomike, kanë qenë rritje tipike të vendeve  me një nivel të ulët zhvillimi siç ka qenë Kina, e cila për një kohë të gjatë pati rritje me 10-11 % dhe tani e ka 7%. Është shumë e vështirë që të kemi rritje të ekonomisë me 10%.”

Tags: ekonomiMalajpasojaprononcimulja e taskave

TË LIDHURA

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë
Politikë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë
Politikë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt
Aktualitet

Mbahej i burgosur në Venezuelë, Ministria e Jashtme: Jozef Ndoci ndodhet i lirë dhe i sigurt

19:16 | 16/01/2026
Next Post
Lançohet Samsung Galaxy Tab S3 9.7

Lançohet Samsung Galaxy Tab S3 9.7

Humb jetën një 80-vjeçar, lahej në liqenin e Pogradecit

Humb jetën një 80-vjeçar, lahej në liqenin e Pogradecit

Komandanti i KFOR, alarmon për situatën në Kosovë; nga ndikimi rus, tensionet ndëretnike dhe ekstremizmi fetar

Komandanti i KFOR, alarmon për situatën në Kosovë; nga ndikimi rus, tensionet ndëretnike dhe ekstremizmi fetar







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve
Showbizz

Eliona Pitarka reagon e shokuar pas akuzave për dezinformim mbi dietat e fëmijëve

by mirseda
22:10 | 16/01/2026
0

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh...

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

22:07 | 16/01/2026
Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

Ervin Salianji: Bashkimi i opozitës dhe rotacioni, qëllimi i takimeve me strukturat e PD-së në Lezhë

21:59 | 16/01/2026
Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

Treni përplaset me autobusin në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

21:01 | 16/01/2026
Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

Tre protesta kundër Ramës, ja çfarë i ndan faktorët opozitarë

20:11 | 16/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com