Prej 20 ditësh rreth 150 banorë në Njësinë administrative Arras në Dibër në vendin e quajtur Grykë Noka, kanë mbetur të bllokuar.
Banorët e kësaj zone kanë mbetur të bllokuar sepse përroi ka dëmtuar rrugën kryesore që i nxjerrë nga Gryka e Nokës.
Banorët kanë kërkuar ndihmë pasi prej ditësh po ju bëhet e pamundur që të sigurojnë bazë ushqimore për familjet e tyre, por edhe për bagëtitë me të cilat sigurojnë jetesën.