Një incident i rëndë është shënuar në Turqi, teksa kupola e një xhamie është shembur gjatë ndërtimit. Ngjarja në fjalë ka ndodhur ditën e enjte në Sahinbej të Gaziantepit, në jug të vendit.
Mediat vendase raportojnë se si pasojë, një inxhinier mbeti i bllokuar nën rrënoja për plot 24 orë.
Për shpëtimin e tij janë angazhuar plot 250 persona për të larguar materialet. Xhamia po ndërtohej në Sahinbej të Gaziantepit, në jug të vendit.