Drejtori i Përgjithshëm i SHISH, Helidon Bendo ka folur për rëndësinë e ngritjes së strukturës së posaçme të Policisë së Burgjeve, e cila do të shërbejë në regjimin e ashpër “41 Bis”.
Gjatë një konference të mbajtur në Tiranë, Bendo është shprehur se shërbimi sekret do të luajë rolin e tij në rritjen e sigurisë në burgje.
Sipas tij, të dënuarit për krim të organizuar duhet të izolohen, pasi ata gjejnë metoda të sofistikuara për t’u lidhur me grupet kriminale. Me qëllim për të vijuar aktivitetin e tyre kriminal dhe brenda ambienteve të burgu
Efektivët e policisë që do të jenë pjesë e strukturës së posaçme jo vetëm do mbikëqyrin të dënuarit e rrezikshëm të organizatave kriminale që do të mbyllen në ”41 Bis”. Por ata do të jenë njësia kompetente që do të ruajnë edhe zyrtarët e burgjeve në rast të kërcënimit të tyre nga anëtarë të grupeve kriminale, që ndërkohë mund të kenë shefat në qeli.