Këshilli Bashkiak i Kukësit përmes një deklarata për mediat ka kërkuar largimin e Forcave Speciale nga qyteti. Gjithashtu këshilli kërkon që të mos ketë arrestime të tjera, ndërsa është theksuar se nuk ka asnjë negociim për taksën dhe tarifën mbi “Rrugën e Kombit”.
Këshilli teksa ka folur para medieve dhe ka theksuar se nuk ka negociata pa liruar më parë të arrestuarit. Kujtojmë se deri tani janë arrestuar 23 persona, ndërkohë janë lëshuar edhe 23 urdhër arreste të tjera.
Ndërkohë qytetarët e Kukësit kanë protestuar para komisariatit të policisë dhe thirrja e tyre ishte:Lironi djemtë tanë, poshtë diktatura!