Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do t’i kërkojë ish-shefit të FBI-së, James Comey të heqë dorë nga dëshmia publike para Kongresit, mbi ndërhyrjet ruse të dyshuara në zgjedhjet presidenciale.
“Atributi presidencial është i qartë në të tilla raste, por për të lehtësuar një shqyrtimin e shpejtë dhe korrekt të fakteve nga komisioni i shërbimit sekret në Senat, presidenti Trump nuk do të ushtrojë asnjë ndikim sa i përket dëshmisë së James Comeyt”, konfirmon Shtëpia e Bardhë.
Kjo dëshmi pritet me interes të madh në opinionin publik dhe qarqet politike, amerikane por dhe ndërkombëtare.