Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA rrit “presionin”, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln drejt Lindjes së Mesme

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA rrit “presionin”, aeroplanmbajtësja USS Abraham Lincoln drejt Lindjes së Mesme

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar aeroplanembajtësen USS Abraham Lincoln me një flotë avionësh luftarakë dhe bombarduesish në Lindjen e Mesme, si përgjigje ndaj atyre që Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton tha se janë “një numër treguesish shqetësues dhe paralajmëruesish që po shkallëzohen dhe që lidhen me Iranin.

Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, zoti Bolton tha se këto veprime po merren për të “dërguar një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm ndaj regjimit iranian, se çdo sulm ndaj interesave të Shteteve të Bashkuara apo ndaj atyre të aleatëve tanë do të përballen me forcë të fuqishme “.

Përveç transportuesit USS Abraham Lincoln, në grupin e mjeteve ushtarake përfshihen avionë luftarakë, helikopterë, destrojerë dhe më shumë se 6,000 marinarë të cilët u nisën nga Shtetet e Bashkuara në fillim të prillit.

Të kontaktuar nga Zëri i Amerikës, si Këshilli i Sigurisë Kombëtare, edhe Departameneti amerikan i Mbrojtjes, nuk pranuan të japin hollësi për këtë çështje.

Aeroplanmbajtësja ndodhet në Detin Adriatik që nga data 1 maj, kur Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, e vizitoi anijen 333 metra të gjatë.

Dislokimi i flotës së avionëve luftarakë ishte planifikuar prej disa kohësh, tha të hënën shefi i operacioneve detare, admirali John Richardson.

Duke folur gjatë vizitës në një ekspozitë detare në shtetin e Merilendit, Richardson, në përgjigje të një pyetjeje, e karakterizoi deklaratën e Boltonit si një “demonstrim të madh” të aftësisë së marinës për të reaguar menjëherë ndaj ndryshimit të situatave të sigurisë.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, duke folur për gazetarët që udhëtonin me të për në Evropë, nuk pranoi të komentonte për atë që e detyroi Washingtonin të merrte këtë vendim, por konfirmoi se ai ishte nën shqyrtim për një farë kohe dhe se administrata ka “një arsye bindëse” që dëshiron t’i komunikojë në mënyrë të qartë Iranit se si do t’i përgjigjej veprimeve iraniane.

Administrata e Trump ka punuar për atë që e quan një “fushatë maksimale presioni” kundër Iranit, në mënyrë që ky vend të ndryshojë sjelljen, siç është sponsorizimi i grupeve terroriste dhe atë që Shtëpia e Bardhë pohon është një program raketash balistike që kërcënon Shtetet e Bashkuara.

Në përgjigje të emërtimit nga SHBA të Rojes Revolucionare Islamike një grup terrorist, Irani u përgjigj duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë një mbështetës shtetëror i terrorizmit dhe i forcave të tij në Lindjen e Mesme. /VOA

Tags: aeroplanmbajtësjadrejtLindjes së MesmepresioninSHBAUSS Abraham Lincoln

TË LIDHURA

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit
Bota

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima
Bota

Ukrainasit tentojnë transportin me helikopter, rusët i godasin: 11 viktima

18:12 | 01/11/2025
SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer
Bota

SHBA: Rrëzohet avion i vogël në Nju Jork, vdes piloti dhe plagoset një pasagjer

16:52 | 01/11/2025
Next Post
“Hormonet në ushqime”, ministri i Ramës bën deklaratën e papritur

“Hormonet në ushqime”, ministri i Ramës bën deklaratën e papritur

Të marrësh “Fronin e Shpatave” pa luftë!

Të marrësh “Fronin e Shpatave” pa luftë!

Arbër Hajdari jep lajmin e madh, Xheison bëhet me shtëpi të re

Arbër Hajdari jep lajmin e madh, Xheison bëhet me shtëpi të re







JU REKOMANDOJMË

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

by mirseda
22:26 | 01/11/2025
0

Policia e Vlorës ka dhënë detaje për vrasjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës, në fshatin Gjorm...

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

EMRI/ U vra në derë të shtëpisë, kush është 36-vjeçari nga Fieri që u vra në Selenicë

21:26 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com