Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SHBA rrisin ndikimin në Ballkan, inspektime në luftën ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
SHBA rrisin ndikimin në Ballkan, inspektime në luftën ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit

Nga Tyson Barker “Politico.eu”/ Çfarë ndryshimi sjell një ditë! Ndërsa zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, i dhanë fund kontrollit të plotë të republikanëve në Uashington, dhe i hapën rrugën një ashpërsimi të madh të raporteve midis degëve amerikane të qeverisë, vëzhguesit kanë filluar tashmë të veçojnë rezultatet për kujdesin shëndetësor, sigurinë kufitare dhe buxhetimin.

Por zgjedhjet, nënkuptojnë ndryshime edhe për Evropën. Një ri-rreshtim politik në Uashington do të sjellë perspektiva të reja – dhe mundësi të reja – për marrëdhëniet midis SHBA-së dhe BE-së, NATO-s dhe Evropës, të cilat kanë vuajtur veçanërisht gjatë vitit të kaluar nga presidenti Trump dhe republikanët në Kongres, për shkak të indiferencës dhe armiqësisë.

Tani që demokratët e kanë marrë kontrollin e Kongresit, ata do të jenë në gjendje të përpiqen të përdorin dëgjesat dhe mbikëqyrjen parlamentare, për të lidhur pikat mes ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe Evropë, si dhe të hetojnë akuzat për korrupsionin e Trump.

Procesi i hetimit nga prokurori special Robert Myler, do të ofrojë mundësi për ngritjen e komisioneve të shumta hetimore, për të shqyrtuar temat rast pas rasti. Demokratët, ka të ngjarë të përpiqen të përdorin fuqinë e tyre buxhetore, për ta anuar administratën në drejtim të objektivave për të cilat Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord më herët, si p.sh Marrëveshjen e Klimës së Parisit, si dhe të inkurajojnë përdorimin e energjisë së pastër.

Do të jetë një luftë e egër, e drejtuar me gjasë nga Nensi Pelozi dhe grupi i saj progresiv, që do të jetë i vendosur të orientojë politikën amerikane në drejtim të veprimeve më të mëdha klimatike, të këndshme për shumëkënd në Evropë. Kontrolli demokratik do të ndryshojë situatën edhe për euro-vëzhguesit profesionistë të Kongresit.

Në 6 vitet e fundit, organi kryesor i Kongresit që merret me Evropën, ka qenë në thelb në kaos. Kryetari i saj, Dana Rohrabaher nuk arriti të rizgjedhej këtë herë. I njohur për mburrjen e tij se dikur kishte bërë mundje dore me presidentin rus Vladimir Putin dhe kishte humbur, ai e përdorte kohën e tij në krye të nënkomitetit evropian, për të penguar përpjekjet për zgjerimin e integrimin evropian, si dhe për të mbështetur Rusinë.

Aq shumë saqë udhëheqësi i shumicës në largim në Kongres, Kevin Mekarthi, u kap duke  spekuluar se Rohrabaher, ishte në listën e pagesave të Kremlinit. Ndërsa Rohrabaher lejoi njëfarë shqyrtimi të rrëshqitjes demokratike të Turqisë, ai bllokoi diskutimin në Kongres të veprimeve të SHBA-së, mbi disa nga çështjet më të mëdha që prekin marrëdhënien SHBA-Evropë, duke përfshirë autoritarizmin e Rusisë, korrupsionin dhe aneksimin e Krimesë; luftën e zymtë në rajonin Donbas të Ukrainës; rënien e demokracisë në Poloni dhe Hungari; integrimin e Maqedonisë në Evropë; zgjerimin e NATO-s me Malin e Zi; Brexit; dhe një mori çështjesh BE-SHBA, duke filluar nga kriza e eurozonës tek Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve.

Rikthimi i drejtimi të Kongresit nga demokratët, do ta rrikthejë dëgjesat mbi çështjet evropiane nga nënkomiteti për Evropën, që kishte rënë në gjumë që nga viti 2012. Kjo do të thotë më shumë aktivitet; më shumë vëmendje ndaj Evropës Qendrore; mbështetje më të madhe për BE dhe NATO; një monotorim më të rreptë ndaj korrupsionit dhe autoritarizmit; dhe ndaj përpjekjet për të afruar Trump me disa prej impulseve më të ndyra të udhëheqësve si kryeministri hungarez Viktor Orban, Putin dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Përtej nënkomitetit të Evropës, do të ketë një interes dramatikisht të ngritur ndaj trupës kryesore të punëve të jashtme të Kongresit mbi Rusinë dhe Ballkanin. Vëmendja ndaj Rusi është e dukshme. Por ndaj Ballkanit jo dhe aq. Dhe kjo jo vetëm për shkak të rëndësisë së re gjeopolitike

të rajonit, por edhe për shkak të interesit personal të kryetarit të ardhshëm.

Kongresmeni i Nju Jorkut, Eliot Engel, ka qenë prej vitesh “njeriu” i Kosovës në Kongres, si dhe një administrator personal i marrëdhënieve të SHBA-së në Malin e Zi, Maqedoninë dhe Bosnjen. Kongresi i ri i demokratëve, do të sjellë ndërkohë energji të reja, në mënyrën sesi anëtarët angazhohen me shtetet dhe komunitetet evropiane.

Në presim një vëmendje të njëjtë edhe për çështjet e diasporës. Grekët, irlandezët, portugezët, polakët, italianët, irlandezët, armenët dhe të tjerët kanë shoqata lobuese të fuqishme që punojnë për çdo gjë në Kongres, duke u bazuar nga heqja e vizave tek financimi i programeve të shkëmbimit. Kjo nuk do të ndryshojë.

Shënim: Tyson Barker, është anëtar i Institutit Aspen në Gjermani. Ai ka qenë ish-këshilltar i ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: autoritarizminBallkankorrupsioninluftojnëndikiminrrisinSHBA

TË LIDHURA

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat
Aktualitet

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend
Aktualitet

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi
Aktualitet

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Next Post
Vrasja në ish-Bllok/Gazetari Hoxha jep detaje: Ja si u konfliktuan dy grupet (Video)

Vrasja në ish-Bllok/Gazetari Hoxha jep detaje: Ja si u konfliktuan dy grupet (Video)

Aktori kërcënon Lleshin: Palaço gjeneral! Do të thyejmë në mes po ndërhyre ndaj Teatrit

Aktori kërcënon Lleshin: Palaço gjeneral! Do të thyejmë në mes po ndërhyre ndaj Teatrit

Dalin të dhënat/ “Agimi i Artë” dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA

Dalin të dhënat/ “Agimi i Artë” dhe ultranacionalistët grekë po kërkojnë emrat e skuadrës RENEA

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com