Sa i takon mosndërhyrjes së forcave të policisë në Bularat, një reagim në masë ka shpërthyer në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Edhe aktori Neritan Liçaj e ka thënë fjalën e tij, me theks të veçantë ndaj zv.ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi.
Teksa e konsideron palaço dhe gjeneral të patriotizmit të vdekur, që nuk ndërhyu ndaj fyerjeve të grekëve, Liçaj e paralajmëron se nëse dërgon forca të policisë kundër Teatrit Kombëtar, do e thyejnë në mes, e do i bjerë turpi përjetë. Ai i kujton faktin se nuk pati kurajon të mbrojë dinjitetin e atij flamuri, që është betuar si ushtarak.