Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA padit 6 agjentë rusë për sulm ndërkombëtar kibernetik

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA padit 6 agjentë rusë për sulm ndërkombëtar kibernetik

Prokurorët amerikanë kanë ngritur padi ndaj gjashtë oficerëve rusë të zbulimit ushtarak në lidhje me një fushatë ndërkombëtare sulmi kibernetik në qendër të së cilës kanë qenë zgjedhjet presidenciale franceze në 2017-ën dhe Lojërat Olimpike Dimërore të 2018-ës në Korenë e Jugut, mes disa objektivash të tjerë.

Fushata kibernetike përfaqësonte “serinë më çorientuese dhe me shkatërruese të sulmeve kompjuterike të kryer ndonjëherë nga një grup i vetëm”, tha John C. Demers, kreu i sektorit për Sigurinë Kombëtare në Departamentin e Drejtësisë.

“Asnjë vend tjetër nuk e ka shndërruar në armë aftësitë e tij kibernetike me aq keqdashje apo papërgjegjshmëri sa Rusia, duke shkaktuar dëme të pashembullta për përparësi të vogla taktike si dhe për të kënaqur inatet“, tha zoti Demers në një konferencë për shtyp.

Gjashtë hakerat, të gjithë oficerë të shërbimit të zbulimit ushtarak rus të njohur si GRU, “u përfshinë në ndërhyrje kompjuterike dhe sulme që synonin të mbështesnin përpjekjet e qeverisë ruse për të minuar, për t’u hakmarrë apo destabilizuar objektiva në të gjithë botën“, tha Departamenti i Drejtësisë. Objektiv i sulmeve kibernetike ishin qeveria ukrainase dhe infrastruktura kritike e vendit, ndërmarrjet gjeorgjiane dhe subjekte qeveritare, zgjedhjet në Francë, një hetim rreth dyshimeve mbi helmimin nga Rusia të ish-agjentit rus Sergei Skripali në Britani si dhe Lojërat Olimpike Dimërore në PyeongChang, tha Departamenti i Drejtësisë.

Krahas kësaj hakerat duke përdorur programin dëmtues NotPetya, goditën spitalet dhe objektet mjekësore të sistemit Heritage Valley Health në Pensilvani, një filial i Korporatës FedEx si dhe një kompani farmaceutike amerikane, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Departamenti i Drejtësisë ka paditur edhe më parë oficerë të GRU-së lidhur me hakerimin e postës elektronike të zyrtarëve të lartë demokratë gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s. Akuzat e fundit nuk ngrenë dyshime lidhur me ndërhyrje në zgjedhje nga ana e GRU-së.

Gjashtë të pandehurit u identifikuan si Yuriy Sergeyevich Andrienko, Sergej Vladimirovich Detistov, Pavel Valeryevich Frolov, Anatoliy Sergeyevich Kovalev, Artem Valeryevich Ochichenko dhe Petr Nikolayevich Pliskin. Ata përballen me akuza për konspiracion, pirateri kompjuterike, vjedhje identiteti në rrethana të rënduara dhe regjistrim i rremë./VOA/

 

 

Tags: rusiSHBAsulm kibernetik

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së
Bota

Pas 20 vitesh negociata, finalizohet marrëveshja historike tregtare mes Indisë dhe BE-së

09:10 | 27/01/2026
Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare
Bota

Rritet bilanci i viktimave nga moti i keq në SHBA: 20 të vdekur, mes tyre një 16-vjeçare

22:19 | 26/01/2026
Next Post
Gratë naftëtare nuk dorëzohen: Nuk dalim nga greva pa marrë pagat

Gratë naftëtare nuk dorëzohen: Nuk dalim nga greva pa marrë pagat

Akuzat e Metës, Rama: E turpshme të kemi një president të tillë

Akuzat e Metës, Rama: E turpshme të kemi një president të tillë

Meta: Ja cila është e vetmja rrugë për rivendosjen e llogaridhënies në vend

Meta: Rritja e borxhit publik po thellon papunësinë dhe varfërinë







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026




TË FUNDIT

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Zv/kryeministrja përballë drejtësisë! Orët në vijim, vendimtare për fatin e Belinda Ballukut

by mirseda
14:03 | 27/01/2026
0

Orët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për fatin e Belinda Ballukut. Të mërkurën në orën 12:00...

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

Berisha në Strasburg: Narkoshteti i Ramaduros rrezikon sigurinë e Europës

13:37 | 27/01/2026
Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

Braçe s’i ndal kritikat në Kuvend: Paratë për sportet nuk jepen sipas dëshirës së ministrave

13:21 | 27/01/2026
Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

Apeli i GJKKO-së konfiskon apartamentin e Bashkim Dedjas

12:59 | 27/01/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Protestë qytetare, nesër para Kryesisë së Kuvendit

12:56 | 27/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com