Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për pandeminë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
SHBA miraton përdorimin e plazmës si trajtim për pandeminë

Duke e quajtur “një moment me të vërtetë historik”, Presidenti Donald Trump përshëndeti të dielën miratimin nga qeveria të përdorimit të plazmës konvaleshente, që siç tha ai, “do të shpëtojë jetë të shumta” pacientësh të prekur nga koronavirusi.

Presidenti Trump dhe Sekretari i Shëndetësisë Alex Azar, gjatë një takimi me gazetarët, theksuan se një muaj pas trajtimit me plazmë ka patur një rënie me 35 për qind të vdekshmërisë tek pacientët nën 80 vjeç, që nuk kanë qënë në respiratorë dhe që e kanë filluar trajtimin në fazat e hershme të prekjes nga virusi.

“Në prodhimin e ilaçeve të reja, ulja e vdekshmërisë me 35 për qind është një arritje e madhe”, tha Sekretari Azar, përkrah presidentit në konferencën e shtypit, duke shtuar se “ky është një përparim i madh për trajtimin e pacientëve”.

Plazma konvaleshente sigurohet nga pacientë që e kanë kaluar dhe janë shëruar nga koronavirusi dhe është e pasur me anti-trupa. Ajo është përdorur për të trajtuar dhjetra mijëra pacientë me Covid-19 në ShBA.

Pak para konferencës së shtypit, Agjencia e Ushqimit dhe Barnave, njoftoi se kishte autorizuar – por teknikisht pa i dhënë miratim përfundimtar – përdorimit të plazmës që përmban anti-trupa nga pacientë të shëruar.

Një ditë para njoftimit, Presidenti Trump ishte shprehur në një postim në Twitter se “një ‘shtet brenda shtetit’ ose dikush tek Agjencia e Barnave, po e bën shumë të vështirë për kompanitë farmaceutike të sigurojnë njerëz për të testuar vaksinat dhe terapitë e reja”.

Në postim ai vazhdonte më tej se “është e qartë që synojnë ta vonojnë përgjigjen deri pas 3 nëntorit. Duhet të veprojmë shpejt dhe të shpëtojmë jetë!”

Presidenti Trump iu referua ditës së zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ai do të ndeshet me ish Nën-presidentin Joe Biden, kandidatin e Partisë Demokratike.

Drejtuesi i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave (FDA), Dr. Stephen Hahn, u tha gazetarëve se agjencia kishte arritur në përfundimin se trajtimi me plazmë meritonte miratim në baza urgjence pas analizimit të rezultateve të trajtimit të rreth 20 mijë nga rreth 70 mijë pacientë që janë trajtuar me këtë terapi, si dhe bazuar në studimet e tjera.

“Një përmirësim me 35 për qind i shanseve për të mbijetuar është një përfitim klinik domethënës”, tha ai, duke shtuar se, “kemi patur kërkesa të shumta nga mjekët në mbarë vendin”.

Trajtimi me plazmë është përdorur më parë pa shkaktuar probleme ndaj sëmundjeve të tjera si Ebola dhe difteria, por shkencëtarët, përfshirë disa që punojnë për qeverinë amerikane, janë treguar më të kujdesshëm rreth përdorimit të saj për koronavirusin, duke thënë se rezultatet nuk janë përfundimtare dhe nuk ka prova të tregojnë se funksionon kundër Covid-19.

Kur një gazetar e pyeti rreth gjuhës disi kontradiktore që ai dhe zoti Hahn përdorën për efektshmërinë e plazmës, presidenti, që e ka quajtur trajtimin “shumë të efektshëm”, i dha fund konferencës së shtypit që zgjati 18 minuta, duke lejuar vetëm tre pyetje.

Një zëdhënës i Shoqatës Amerikane të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare u shpreh në një deklaratë se Presidenti Trump demonstron mungesë vullneti për të dëgjuar mendimin e ekspertëve dhe se “zbulimet kërkojnë mbledhjen e të dhënave” për t’u siguruar se kurat janë të efektshme dhe të sigurta.

“Ky është një proces i domosdoshëm për t’u siguruar se kurat janë të sigurta dhe se trajtimi nuk është më i rrezikshëm se vetë sëmundja”, tha zëdhënësi Ben Corb. “Unë jam shumë i shqetësuar nga ky veprim dhe nga koha që u zgjodh për të”.

Njoftimi u dha një ditë para fillimit të punimeve të kuvendit të Partisë Republikane, i cili do të riemërojë zyrtarisht Presidentit Trump si kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale.

Scott Gottlieb, drejtuesi i parë i Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave gjatë administratës së Presidentit Trump, tha të djelën se përdorimi i plazmës është “ndoshta përfitues” për pacientët me koronavirus, por shtoi shqetësimin për mungesën e të dhënave.

“Mendoj se disa njerëz kërkojnë të shikojnë më shumë të dhëna për të mbështetur vendimin”, shtoi zoti Gottlieb.

Në konferencën e shtypit të së dielës binte në sy mungesa e drejtorit të Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, Dr. Anthony Fauci, i cili është pjestar i grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusion.

Dr. Fauci ishte mes atyre që nuk ishte dakort që FDA të miratonte autorizmin në kushte urgjence, sipas një njoftimi të gazetës “New York Times”. Sipas gazetës, Dr. Fauci mendon se të dhënat për miratimin e trajtimit janë ende shumë të pakta.

Presidenti Trump, i vetëdijshëm për akuzat e rivalit të tij Biden dhe demokratëve të tjerë, se ka dështuar në trajtimin e krizës së koronavirusit, ka thënë shpesh se zbulimi i një trajtimi për sëmundjen është i shpejtë dhe ka pohuar se virusi thjesht do të zhduket.

Ekspertë të shumtë amerikanë kanë thënë se vaksina për Covid-19 nuk do të jetë gati deri në fund të vitit ose deri në fillim të vitit tjetër dhe se vetëm nëse testet që po bëhen tani në disa vende, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, do të jenë të suksesshme.

Deri tani në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën 177 mijë vetë dhe mbi 5.7 milionë të tjerë janë infektuar, më shumë se në çdo vend tjetër të botës. /Voa

Tags: koronavirusplazmaSHBA

TË LIDHURA

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

09:24 | 04/02/2026
Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë
Bota

Sulmi me granatë në ambasadën izraelite në Danimarkë, dënohen me burg dy suedezë

20:23 | 03/02/2026
Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!
Bota

Athina mbështet bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ne BE!

19:43 | 03/02/2026
Next Post
Ndeshja me serbët/ Pa tifozë, por me masa të rrepta! Policia e Tiranës publikon masat

Ndeshja me serbët/ Pa tifozë, por me masa të rrepta! Policia e Tiranës publikon masat

Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar, mbrojtja e tij e domosdoshme

Qeveria gjermane: Navalny mund të jetë helmuar, mbrojtja e tij e domosdoshme

Rikthehet Kombëtarja, kuqezinjtë gati për Ligën e Kombeve

Rikthehet Kombëtarja, kuqezinjtë gati për Ligën e Kombeve







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë
Bota

Izraeli sulm në Gaza, nëntë persona humbin jetën, mes tyre tre fëmijë

by mirseda
09:24 | 04/02/2026
0

Mediat palestineze raportuan se të paktën nëntë persona u vranë gjatë sulmeve izraelite në Rripin e Gazës...

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni i jashtëm nuk i shërben forcimit të shtetit

09:21 | 04/02/2026
“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

“S’kaluan vettingun!”/ Rama i ashpër me gjyqtarët: Në Kushtetuese kërkuat rritje pagash

09:17 | 04/02/2026
Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

Rama i përgjigjet shoqatave të gjyqtarëve: Po silleni si parti politike, pse jam i axhituar

09:12 | 04/02/2026
E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

E papritur në Sanremo! Can Yaman bashkëprezanton, sytë nga Eurovision 2026

22:45 | 03/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com