Dymbëdhjetë kandidatë demokratë kanë zhvilluar ditën e djeshme një debat, duke kërkuar përballjen me presidentin Donald Trump në zgjedhjet e radhës në 2020.
Nga ana tjetër demokratët në Kongres kanë hapur një hetim, për procedurën e shkarkimit të presidentit Trump. Një nga sfiduesit kryesor të Trump, ish-nënpresidenti Joe Biden, tha në hapje të debatit se “ky presidenti është më i korruptuari … në gjithë historinë tonë”.
Ndërkohë, senatorja nga Massachusetts, Elizabeth Warren, deklaroi se nganjëherë ka gjëra që janë më të rëndësishme sesa politika.
“Donald Trumpi e ka shkelur ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Shkarkimi duhet të ecë përpara”, u shpreh ajo.
Biden e vlerësoi braktisjen e luftëtarëve kurdë nga presidenti Trump “veprimin më të turpshëm që kam parë të ketë bërë ndonjë president”.
Senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, e quajti gjakderdhjen në Sirinë veriore “një krizë të shkaktuar nga Donald Trump”, ndërsa senatorja nga Minsesota, Amy Klobuchar tha se “presidenti ynë e shkaktoi atë dhe është shumë krenar për ta thënë atë”.