Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, faljet presidenciale ngjallin polemika

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi falje për disa individë të profilit të lartë të dënuar për mashtrime.

Ai ndryshoi edhe dënimin me burg të ish-guvernatorit Rod Blagojevich.

Faljet e shpallura nga Presidenti kanë ngjallur polemika.

Presidenti Trump tha se ai nuk e njihte ish-guvernatorin e shtetit Illinois.

Thjesht e kishte pasur personazh në shfaqjen e tij televizive The Apprentice vite më parë.

“Nuk e njoh atë. Por ai vuajti tetë vjet në burg, ka shumë vite përpara në jetë. Shumë njerëz nuk janë pajtuar me dënimin. Ai është demokrat, nuk është republikan. Ai u ndoq penalisht nga të njëjtët njerëz: (ish Drejtori i FBI James) Comey, Fitzpatrick (ish Prokurori i Përgjithshëm Patrick Fitzgerald) – i njëjti grup. Ai kaloi vite larg fëmijëve, të cilët janë rritur, po shkojnë në shkollë të mesme. Ata rrallë arrijnë ta shikojnë babanë e tyre pa uniformën e burgut. Prandaj edhe ia ula dënimin”, tha Presidenti Trump.

Presidenti tha se ishte emocionuar nga thirrjet e gruas së Blagojevichit në televizion. Por duket se në vendimin e tij ndikuan edhe disa njerëz të lidhur me çështjen Blagojevich.

Presidenti njoftoi falje edhe për ish-shefin e policisë së Nju Jorkut, Bernie Kerik, i dënuar për mashtrim me taksat dhe gënjeshtra ndaj zyrtarëve, si dhe për Mike Milken, ish bankier investimesh, i cili u dënua për vepra penale, përfshirë mashtrime financiare.

Ai tha se i shpalli faljet bazuar në rekomandimet që i janë bërë: “Shpesh herë mbështetem në rekomandimet e njerëzve që i njohin ata. Bernie Kerik, ose Mike Milken, për shembull, i cili është përpjekur dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme për botën me hulumtimet për kancerin. Ai vuajti shumë, pagoi një çmim të madh, por ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Për të gjithë këta njerëz unë jam mbështetur në rekomandimet që më janë bërë”.

Ish-pronari i ekipit të futbollit San Francisco 49ers Edward DeBartolo Jr u fal me rekomandimin e Pastorit Darrell Scott nga Klivlendi i Ohajos dhe të disa ish-futbollistëve.

DeBartolo pranoi fajësinë në vitin 1998 për fshehjen e një skeme zhvatjeje nga ana e një ish-guvernatori të Luizianës.

“Emri Edward DeBartolo është legjendar në komunitetin tonë. Ai ka bërë punë bamirëse në emër të shumë organizatave bamirëse. Puna e tij për rigjallërimin e Klivlendit ka qenë legjendare”, tha pastori Darrell Scott.

Kritikët thonë se falja e plotë për një figurë të nderuar sportive si DeBartolo është pjesë e fushatës së presidentit Trump për ta dërguar mesazhin e tij tek miliona tifozët e sportit në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2020s.

Falja për DeBartolos erdhi pas vizitës së presidentit të dielën në garën automobilistike Daytona 500.

Presidenti Trump nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes së gazetarëve nëse ai do ta falte ish-këshilltarin e tij Roger Stone i cili u shpall fajtor për manipulim me dëshmitarët, mashtrim të Kongresit dhe pengim të një hetimi në Kongres për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016s. /Voa

Tags: falje presidencialengjallinpolemikaSHBA

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

Nesër priten reshje shiu, ja sa do të variojnë temperaturat

“Mbani fort oligarkët se janë të besës”, Tedi Blushi ia kthen Spiropalit

Bizneseve të Tiranës u rriten me 15-64% tarifat e pastrimit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

by mirseda
22:45 | 08/06/2026
0

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në nje studio televizive ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ‘nuk është...

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com