Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, demokratët një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, demokratët një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit

Demokratët fituan një garë të Senatit Amerikan në Xhorxhia dhe kanë epërsi të ngushtë në garën tjetër të balotazhit, duke qënë më pranë marrjes së kontrollit të Senatit dhe për të çuar përpara synimet e politikës së Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Demokrati Raphael Warnock fitoi garën e balotazhit në Xhorxhia duke mposhtur kundërshtaren republikane Kelly Loffler. Pastori Warnock do të jetë afrikano-amerikani i parë i zgjedhur për të përfaqësuar shtetin e Xhorxhias në Senatin amerikan. Demokratët janë një hap më pranë marrjes së kontrollit të Senatit.

Kandidati demokrat Raphael Warnock ka mposhtur republikanen Kelly Loeffler në një nga garat e balotazhit në Xhorxhia. Demokrati tjetër Jon Ossoff është përpara kandidatit republikan David Perdue në garën tjetër ndërsa vazhdon numërimi i votave.

“Unë do të luftoj për ju, çdo ditë që do të jem në Senatin amerikan”, tha kandidati demokrat.

Warnock është një pastor i shquar afrikano-amerikan në kishën baptiste Ebenzer në Atlanta që dikur i përkiste doktor Martin Luther King Junior.

Në fjalimin e fitores ai tha se është i vetëdijshëm për rolin historik si afrikano-amerikani i parë i Xhorxhias që zgjidhet senator.

“Jam para jush sonte, duke e ditur mirë se udhëtimi i pabesueshëm që më solli fitoren në këtë moment historik në Amerikë mund të ndodhte vetëm këtu”, tha Warnock.

Por sfiduesja e tij republikane Kelly Loeffler, aleate e zjarrtë e presidentit Trump nuk e ka pranuar ende humbjen.

“Ne kemi një rrugë drejt fitores dhe do të qëndrojmë në garë”, tha zonja Loeffler.

Kandidati tjetër demokrat John Ossoff shpalli fitoren ndaj republikanit David Perdue megjithëse gara mbetet e ngushtë.

Nëse demokratët fitojnë të dyja vendet, atëherë nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të jetë në gjendje të hedhë votën përcaktuese të çdo legjislacioni që Presidenti i zgjedhur Joe Biden dëshiron të miratohet në dy vitet e tij të para në detyrë. Por disa votues në Xhorxhia thonë se me Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët, do të ishte më mirë të kishte një qeveri ku pushteti politik të mbetet i ndarë.

“Unë nuk besoj se nëse një parti kontrollon të gjithë Kongresin dhe presidencën, do të shohim që të gjithë ne të përfaqësohemi plotësisht”, thotë Lon Sperry votues në Xhorxhia.

Presidenti në largim bëri fushatë për të dy republikanët, duke kritikuar zyrtarët e zgjedhjeve në atë shtet dhe duke pretenduar pa prova se zgjedhjet e nëntorit u manipuluan. Disa republikanë janë të shqetësuar se pretendimet e presidentit mund të kenë dekurajuar mbështetësit e tij të votojnë./VOA/

Tags: demokratëSHBAxhorxhia

TË LIDHURA

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

22:50 | 28/03/2026
Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve
Bota

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit
Bota

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Next Post
Rilindja e Ronaldinho-s, del nga burgu dhe fiton 750 mijë euro

Rilindja e Ronaldinho-s, del nga burgu dhe fiton 750 mijë euro

Egjipt/ Mbaron oksigjeni, vdesin pacientët me Covid në terapinë intensive

PD padit në SPAK Edi Ramën, 15 ministra, kryebashkiakë dhe deputetë (Foto)

Egjipt/ Mbaron oksigjeni, vdesin pacientët me Covid në terapinë intensive

Egjipt/ Mbaron oksigjeni, vdesin pacientët me Covid në terapinë intensive







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com