Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur ditën e sotme në një spital në Egjipt. Të gjithë pacientët me koronavirus në një njësi të kujdesit intensiv në vend, kanë humbur jetën për shkak të mbarimit të oksigjenit.
Daily Mail shkruan se niveli i oksigjenit kishte rënë nën 2% në repartin në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia. Në pamjet që sipas mediave janë regjistruar nga një i afërm i një pacienti, shihen imazhet tronditëse të pasojave në spitalin në Veri-Lindje të vendit.
“Të gjithë kanë vdekur. Të gjithë në repartin e terapisë intesive kanë vdekur. Vetëm infermierët u larguan. Askush nuk u largua. Të gjithë në repartin e Terapisë Intesive kanë vdekur”, shprehet më tej ai.
Në video shihet se një infermiere e cila është tronditur nga ngjarja e rëndë është ulur në një cep të dyshemesë, e shokuar nga ajo që ka ndodhur.
Deri më tani, ende nuk është ka pasur ndonjë reagim zyrtar apo se sa është numri i personave që kanë ndërruar jetë.