Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

SHBA: Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat edhe Kosovës

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
SHBA: Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat edhe Kosovës

Komiteti për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që drejtohet nga kongresisti Eliot Engel, ka dalë në përkrahje të plotë të Kosovës, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që t’i liberalizojë vizat për kosovarët. Një reagim i tillë i Komitetit për Punë të Jashtme që drejtohet nga Engel ka ardhur pasi ditë më parë Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian ka mbështetur edhe një herë Kosovën për çështjen e liberalizimit të vizave.

Ky institucion thotë se Bashkimi Evropian duhet të dëgjojë rekomandimin e Parlamentit Evropian dhe t’i liberalizojë vizat për shtetasit e Kosovës. “Parlamenti Evropian ka të drejtë. Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat edhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për çështjen e liberalizimit të vizave për “Gazetën Express” sot ka folur edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, e cila ka thënë se do të bëjë çmos që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave sa më shpejt që të jetë e mundur. Fajon, gjithashtu, ka treguar se është takuar edhe me ministren e Brendshme të Finlandës, të cilës thotë se ia ka rikujtuar faktin se Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Bashkimi Evropian për liberalizim të vizave.

“Kam takuar ministren e Brendshme të Finlandës këtë javë në Bruksel. Kemi pasur një diskutim shumë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë.

Mes tjerash, unë i kam përsëritur që Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet, që BE-ja ka premtuar se do t’ia jap (liberalizimin), dhe që Këshilli vazhdon ende të refuzojë të veprojë. Unë i bëra thirrje asaj që ta vendosë përsëri në tavolinë çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën”, është shprehur Fajon.

Ndër të tjera raportuesja për Kosovën ka pasur edhe një thirrje për institucionet dhe politikën kosovare duke u thënë që të ruajnë progresin e arritur vitet e kaluara dhe të mos bëjnë hapa mbrapa në aspektin e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Sidoqoftë, është vitale që Kosova të vazhdojë me përmbushjen e të gjitha kritereve dhe të mos bëjë hapa mbrapa në progresin e mirë që është bërë viteve të fundit. I bëj thirrje Kosovës që të vazhdojë të punojë afër me të gjitha institucionet e Bashkimit Evropian dhe të angazhohet në mënyrë aktive në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, ka përfunduar eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.

Ndërkohë ende nuk ka një datë të saktë se kur mund të ndodhë heqja e vizave. Deputeti gjerman i CDU/CSU, Peter Beyer, gjatë vizitës së tij në Prishtinë ka thënë se liberalizimi mund të jetë një dhuratë për Krishtlindje. Por as BE-ja, e as Fajon nuk pranojnë të japin ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë heqja e regjimit të vizave. Disa e ndërlidhin me dialogun e Brukselit dhe arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë BE-ja vazhdon të përmendë luftën që duhet të bëjë Kosova ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. /GazetaExpress

Tags: bashkimi evropiankosoveSHBAviza

TË LIDHURA

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë, një shqiptar zgjidhet kryetar në komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut

09:50 | 20/10/2025
Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin
Rajoni

Kapen rreth 700 mijë euro drogë në kufirin greko-shqiptar, katër në pranga. Tentuan të arratiseshin

20:43 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane
Rajoni

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Next Post
Luana e hoqi nga puna? Zbardhet e vërteta pse u largua Fifi

Luana e hoqi nga puna? Zbardhet e vërteta pse u largua Fifi

Kryemadhi: 9 kushtet për negociatat, semafor i kuq për Ramën!

Kryemadhi: 9 kushtet për negociatat, semafor i kuq për Ramën!

Vijon paniku nga tërmetet në Stamboll, regjistrohen 144 lëkundje brenda 24 orësh

Vijon paniku nga tërmetet në Stamboll, regjistrohen 144 lëkundje brenda 24 orësh







JU REKOMANDOJMË

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier
Aktualitet

Kapet me lëndë narkotike gati për shitje, pranga 29-vjeçarit në Fier

by mirseda
12:24 | 21/10/2025
0

Një 29-vjeçar është arrestuar këtë të martë në Fier, pasi u kap me doza kanabisi gati për...

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!

Presidentja e Komisionit të Venecias: Shqipëria ka bërë hapa madhorë për reformimin e gjyqësorit!

12:19 | 21/10/2025
Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë

Bylykbashi: Jemi pacientë të ‘Venecias’ për zgjedhjet dhe për drejtësinë

12:17 | 21/10/2025
Mirditë/ Rrëshqiti në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari

Mirditë/ Rrëshqiti në lumin Fan i Vogël, ndërron jetë 49-vjeçari

11:24 | 21/10/2025
Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

Zyra e BE në Tiranë: Qytetarët dhe bizneset mund të përfitojnë nga transferta më të lira

11:01 | 21/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com