Kryetari i PD-së së Gramshit, Elmas Haruni, i cili u kthye në çështjen e ditës për shkak të një videoje të shpërndarë online, ku ai konfliktohet me punonjësit e policisë, duket se është qetësuar dhe ka kërkuar ndjesë publike.
Ai pati një incident me policinë, e ndërsa u filmua duke sharë efektivët, të cilët e kishin ndaluar automjetin ku udhëtonte Haruni.
Gjatë këtyre orëve ai ka reflektuar, e ndërsa nënvizon përmes një postimi në Facebook se kjo ishte një ngjarje provokative.
Po kështu ai nuk nguron të citojë se në atë situatë kaotike, kishte dalë nga vetvetja, madje duke përdorur fjalor banal.