Deputeti dhe Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduart Shalsi, nga foltorja e Kuvendit nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës, duke e cilësuar të gjithë nismën e tyre për Teatrin, si një farsë. Ai i është drejtuar një publiku më të gjerë, lidhur me skenat e pahijshme, debatet që kalojnë çdo normë të caktuar.
“Në fakt ka qenë një debat që ka nisur më para. Kjo është një marrëveshje. Gjithsesi për shkak të shqetësimit, vendosim shpalljen e një gare të hapur të një subjekti. Ka një specifikë rasti konkret. Ka një numër marrëveshjesh të lidhura.
Megjithatë, shqetësim që marrim në konsideratë. Dy gjëra duhet të merren në zbatim, ne duam një teatër modern bashkëkohor modern. Kemi qenë me Teatrin e Metropolit më para.
Kemi provuar gjithë në këto vite investime. Dhe kjo del e shqetësuar për teatrin, pavarësisht një ideje, vizionit, janë katandisur në këtë formë. Teksa ishin gjithë këto vite në pushtet, nuk morën asnjë investim për teatrin. Krejt papritur dolën dashnorë të teatrit, farsë, farsë.
Dua t’i kërkoj ndjesë publikut për skenat e turpshme, debatet banale, flisnim të bënim një debat cilësor. Ajo zallamahi publike u vendos në Komision që të çorodisin njerëzit. Nuk i ka interesuar debati cilësor, por përkundrazi, debati vulgar”, u shpreh ai.