Shakira është e shqetësuar për fëmijët e saj, Sasha dhe Milan, pasi kanë humbur cilësinë e jetës për shkak të aktiviteteve të babait të tyre Gerard Pique që e bëjnë atë të qëndrojë në qendër të vëmendjes së mediave.
Avokatët e saj thanë se këngëtarja argumenton se presioni mediatik që ajo dhe djemtë vuajnë që nga ndarja, është për shkak të lojtarit të Barcelonës. Nëna e dy fëmijëve dëshiron t’i marrë fëmijët e saj në Majami, në mënyrë që ata të mund të bëjnë një jetë më të qetë larg kontrollit të medias.
“Është qyteti i përsosur për të kaluar pa u vënë re dhe larg shtypit”, tha një burim. “Fëmijët e saj mund të bëjnë një jetë më të qetë atje”.
“Përveç kësaj, ata kanë miq të mirë atje. Dhe kjo është ajo që ai dëshiron, që kjo ndarje të mos dëmtojë fëmijët e tij”.
Shakira dhe Gerard u ndanë muajin e kaluar dhe që atëherë janë duke u grindur për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Shakira dëshiron të transferohet në Florida, për një jetë më të mirë, ndërsa Pique këmbëngul që të qëndrojnë në Barcelonë.
Burimi i lajmit: Geo News. Përshtatur nga Tirana Today