Gerard Pique dhe Shakira kanë vendosur të ndahen, pasi dyshimi i tradhtisë u vërtetua. Një ndarje mes të dyve është e pashmangshme edhe pse një mosmarrëveshje për kujdestarinë mbi fëmijët e tyre është një problem që duket i madh.
Këtë e ka bërë të ditur revista Informalia e El Economista, e cila ka thënë se çifti do t’i japë fund një lidhje 12-vjeçare dhe se tashmë kanë nisur procesin e ndarjes.
“Kthim nuk ka: këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti kanë nisur procesin zyrtar të ndarjes në Barcelonë”, shkruan Informalia.
“Ata nuk kanë qenë në gjendje të kapërcejnë krizën e tyre të fundit, pavarësisht lidhjes 12-vjeçare me Shakira (45 vjeç) dhe Pique (35 vjeç) duke punësuar avokatë të specializuar për të nisur procesin”.
Edhe pse nuk u martuan kurrë, gjë që është një problem më pak, ka gjëra që duhet t’i zgjidhin dhe kujdestaria e djemve të tyre Milan dhe Sasha është çështja kryesore që duhet zgjidhur.
“Ata nuk janë të martuar, por ndajnë gjëra të rëndësishme që duhet të zgjidhen”, shton Informalia. “Burimet thonë se asnjëri prej tyre nuk kërkon para nga tjetri, por do të ketë probleme (dhe shumë) sa i përket kujdestarisë së dy fëmijëve”.
Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër
Pasi u njoftua për ndarjen e mundshme në fillim të javës, duket se Shakira dëshiron të shkojë në një vend tjetër, gjë që do ta bëjë, por me fëmijët e saj.
“Artistja nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë në Barcelonë”, sqaron Informalia. “Ajo nuk ka miq apo familje këtu (përveç asaj të Piques) dhe taksat e kanë ndjekur prej vitesh. Ndaj ajo ka ndërmend të shpërngulet dhe të vendoset në një vend tjetër. Sigurisht me fëmijët e saj”.
Kjo është situata që do të shkaktonte probleme, pasi futbollisti nuk dëshiron të ndahet nga fëmijët e tij, pasi ata kanë qenë gjithë jetën në Barcelonë. Dhe ndryshimi i shtetit mund t’i prekë, dhe nuk e sheh të nevojshme.
Të njëjtat burime, sipas revistës, sigurojnë se asnjëri nga të dy “nuk është i gatshëm të dorëzohet në këtë pikë, kështu që nëse nuk arrihet një marrëveshje miqësore, gjërat mund të përkeqësohen”.
Burimi i lajmit: MARCA. Përshtatur nga Tirana Today