Cristiano Ronaldo ka zhvilluar dy ndeshje me Juventusin në Serie A, por akoma nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Në ndeshjen e parë kundër Chievos rastet nuk ishin të shumta, por nuk mund të themi këtë për ndeshjen ndaj Lazios.
Ylli portugez e goditi shumë herë portën, por asnjëherë nuk festoi dhe “fajin” për këtë e kishte gardiani kuqezi, Strakosha. Ronaldo-Strakosha u duk se u kthye një sfidë personale dhe në fund doli i fituar shqiptari.
Mbetet për tu parë se si do ti ketë marrëdhëniet me portën 5 herë fituesi i “Topit të Artë”, pasi në dy ndeshjet e para akoma nuk ka festuar. Por edhe një vit më parë Ronaldo ishte në të njëjtën situatë në fillim të kampionatit me Real Madrid, por fundi ishte me 44 gola të shënuar.