Çdo ditë e më shumë, nga selia blu vijnë paralajmërime për skandale të reja nga ana e PS-së. Por duket se këto sinjale i konfirmoi edhe më tej kreu demokrat, Lulzim Basha, teksa ka qënë i ftuar mbrëmjen e djeshme në “360 Gradë”, të Artur Zhejit.
“Barku i Rilindjes nuk është shterpë për skandale dhe afera”, ka thënë kryedemokrati Basha.
Ai po kështu ka paralajmëruar të tjera denoncime e publikime video-përgjimesh, ndaj mazhorancës qeverisëse.
“Barku i Rilindjes nuk është shterpë për skandale dhe afera. Jam i bindur që denoncimi i tyre do të vazhdojë”, tha më tej ai.