Një tjetër tërmet raportohet të ketë goditur Greqinë mëngjesin e sotëm. Sipas ESMC, një tërmet i dobët prej 3.2 ballësh të shkallës Rihter, ka goditur një zonë midis Rodos dhe Karpathos, pas orës 9:00.
Qendra e dridhjeve të tërmetit është e vendosur në 83 km në jugperëndim të qytetit të Rodos, teksa raportohet se thellësia fokale e tij është vlerësuar në 5 km.
Instituti Gjeodezik i Observatorit të Athinës jep tërmetin në 3.5 Rihter, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe një fokus prej 38 km në jug të Halki.