Një sasi droge është kapur sot në Greqi. Policia greke ka sekuestruar 53 pako me 60 kg e 954 gramë marijuanë pranë kufirit të Kapshticës.
Autoritetet greke ndaluan një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër, dhe në pranga ranë drejtuesi 33-vjeçar i mjetit dhe pasagjeri 24-vjeçar, të dy shqiptarë.
Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i mjetit, 59-vjeçar, edhe ai me kombësi shqiptare. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 105 euro.
Nga 20 Janarit e deri në ditën e sotme në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, janë kapur dhe sekuestruar 2.4 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.