Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Seria e re e telenovelës së një opozite të vjetër!

Nga: Alfred Peza

Ai që duket si një skenar i ri, i paprecedent dhe i pandodhur më parë nga opozita jonë, nuk është gjë tjetër veçse seria e re e një telenovele me të njëjtët aktorë.

Në gjithë këtë histori të re të tentativës së saj të radhës, për të provokuar krizën artificiale politike të radhës, ato që kanë ndryshuar kanë qenë vetëm emrat e arbitrave ndërkombëtarë dhe atij vendas.

Ndryshimi tjetër është se këtë radhë ndërkombëtarët po flasin si kurrë më parë me gjuhë të troçtë, sikundër për reciprocitet arbitri vendas, i cili është Presidenti i Republikës Ilir Meta, preferon që të heshtë totalisht.

Telenovela ka nisur që pas pas zgjedhjeve të 1992 erdhi për herë të parë në pushtet, me arrestimin dhe burgosjen një vit më pas të liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nano. Më pas me referendumin për Kushtetutën e re më 1994. Me masakrën elektorale të 26 majit 1996 dhe dhunën e pashembullt kundër opozitës dy ditë më pas në Sheshin “Skënderbej”.

E për të vijuar me trazirat e 1997, me sulmin e armatosur mbi institucionet në 14 shtatorin e 1998. Për të vijuar në këtë mënyrë derisa u firmos pakti i Sali Berishës me Fatos Nanon më 2002, për tu rikthyer PD në pushtet më 2005 dhe kështu, deri në ditët tona.

Pas ikjes së Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike që kishte si filozofi opozitarizmim e qëndresës, me ardhjen e Lulzim Bashës në krye të saj, kemi ndryshim programi. Tani jo rruga, jo protestat, jo rezistenca opozitare nëpër sheshe e kombinuar me luftën e fortë verbale nga foltorja e Parlamentit dhe mediat, por ikja nga institucionet, bojkotet, hiletë, “fake news”-et, sharjet me libër shpie dhe goditja e përditshme nën brez e kundërshtarit, u bënë filozofia e saj e re.

Dorëzimi i mandateve të deputetëve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, bashkë me ato pak të partive të tyre aleate, duket sot si “fundi logjik” i kësaj loje ikje nga thelbi i përballjes politike dhe nga institucionet demokratike, nga ana e opozitës sonë. Ndaj, liderët e saj duken gjoja të habitur se përse i gjithë opinion i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, jo vetëm që nuk po i duartroket, por po ia thonë çdo ditë e më qartë të vërtetën në sy. Atë të vërtetë të thjeshtë, të madhe e të qartë që edhe ato vetë e dinë po aq mirë sa edhe gjithë të tjerët.

E vërteta e thjeshtë e opozitës sonë është se ajo e kërkon pushtetin në tavolinë. Këtë të vërtetë të thjeshtë pas shqiptarëve e mësuan sot edhe ndërkombëtarët. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, pas takimeve me liderët e opozitës sonë në Tiranë, tha se “u zhgënjeva shumë nga Kryetarja e LSI (Monika Kryemadhi), për arsye se ajo tha vetmë një fjali në fund të takimit, se e kanë marrë vendimin e tyre, sepse në Shqipëri ka nevojë për ndërrim pushteti dhe në rast se ne nuk e kuptojmë këtë gjë, nuk është problem i tyre”.

Kjo e vërtetë e thjeshtë është thënë që në fillim, por udhëheqësit e opozitës sonë nuk ia kanë pohuar asnjëherë me gojën plot këtë gjë, opinionit publik shqiptar. U desh që të vinte delegacioni i Parlamentit Europian që ta pranonin përpara tyre, se i dorëzuan mandatet sepse duan as më pak e as më shumë, por thjeshtë dhe vetëm një gjë: “Ndërrimin e pushtetit”.

Në këto kushte, nëse pushteti nuk ndërrohet, pra nëse “nuk ikën hoxha, që të ulet prifti”, ose e thënë ndryshe nëse “nuk ikën Edi, që të ulen Luli me Monën”, atëherë opozita jonë do vazhdojë të qëndrojë jashtë sistemit. Nëse ne nuk e kuptokemi këtë, atëherë ky nuk qenka më problem i liderëve të opozitës, por i gjithë të tjerëve! Kaq e thjeshtë është e gjithë loja.

Edhe sikur mazhoranca dhe Kryeministri Edi Rama tua kishte falur vërtetë në tavolinë opozitës pushtetin, ajo nuk do ta shprehte aq hapur, aq qartë, aq thjeshtë dhe aq troç qëllimin e dorëzimit të mandateve të deputetëve të tyre, sa Monika Kryemadhi ia ka thënë në sy përfaqësuesve të Parlamentit Europian. Ndaj, jo vetëm shqiptarët por edhe ndërkombëtarët tashmë, e kanë më të qartë se kurrë, se ajo që po luan opozita shqiptare në Tiranë, nuk është gjë tjetër veçse seria e re e një telenovele që të gjithë kanë 30 vjet që e shohin, nëpërmjet lojës së aktorëve të vjetër.

 

 

 

Tags: Alfred Pezanderkombetaretopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Kishte kërkuar leje nga burgu, policia kap pas disa muajsh 35-vjeçarin

Kishte kërkuar leje nga burgu, policia kap pas disa muajsh 35-vjeçarin

Pse më shikon?! 5 plumba ndaj fqinjit, vdiq në duart e djalit 10-vjeçar

Pse më shikon?! 5 plumba ndaj fqinjit, vdiq në duart e djalit 10-vjeçar

1 mln dollarë për kokën e djalit të Osama bin Laden

1 mln dollarë për kokën e djalit të Osama bin Laden







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar
Bota

Izrael/ Përleshje në protestat kundër luftës me Iranin, 18 të arrestuar

by mirseda
22:50 | 28/03/2026
0

Policia izraelite arrestoi të paktën 18 persona pas përleshjeve gjatë protestave kundër luftës me Iranin në disa...

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

Itali / Zhduket kamioni me 12 tonë çokollata KitKat, rrezikohen furnizimet në prag të Pashkëve

22:32 | 28/03/2026
Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

Partia Mundësia themelon forumin e gruas: Kur fuqizohen gratë, fiton e gjithë shoqëria

22:28 | 28/03/2026
Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

Bastisje në burgun e Koridhalosit/ Arrestohet një i dënuar

22:17 | 28/03/2026
Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

Grupi Houthi nis një tjetër sulm me raketë ndaj Izraelit

22:03 | 28/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com