Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Serbia i vendos barriera Kosovës edhe në sport, ndërkombëtarët…

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Serbia i vendos barriera Kosovës edhe në sport, ndërkombëtarët…

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë i pranishëm pavarësisht se në forma të ndryshme. Pasi ndaluan pjesëmarrjen e ekipit kosovar në lojërat e sallave të mbyllura pak muaj më parë, me justifikimin se kishte rrezikshmëri të lartë, pavarësisht se nuk u lejuan simbolit dhe këndimi i himnit, Federata e Serbisë ka bërë aktin e dytë. Këtë herë ka ndaluar karateistët kosovarë të marrin pjesë në Evropianin e karatesë në Novi Sad.

Kryetari i FKK-së, Ismet Krasniqi, ka thënë Federata serbe dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë kërkuar që për 48 orë të kenë emrat e të gjithë personave që do të shkonin në Novi Sad, derisa këtë procedurë e kishin kryer tre ditë më herët.

“Arsyeja [e ndaljes] ka qenë banale sepse letrën që e kanë dërguar federata dhe MPB-ja kanë kërkuar t’i dërgojmë të gjitha emrat. Kërkesa ka qenë që për 48 orë më herët, por ne i kemi dërguar tre ditë më herët. Polici i kishte letrat tona në dorë, të cilat i dërguam më 3 maj”, ka thënë Krasniqi.

“Ata na thanë na vjen keq, por urdhri është që të ktheheni mbrapa. Edhe Federata ndërkombëtare është e habitur me këtë rast”, ka thënë ai. Krasniqi ka thënë se karateistët kanë humbur shumë pasi Kampionati Evropian ishte i vlefshëm për normat olimpike për Lojërat Olimpike të vitit 2020.

“Kemi humbur shumë sepse është kampionat evropian dhe është i vlefshëm për çdo sportist. Pikët nga ky kampionat kanë qenë shumë të mëdha për normat olimpike për Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2020”, ka theksuar Krasniqi.

Një veprim të tillë të Serbisë, FFK-ja e kishte parashikuar një vit më parë dhe kishte informuar Federatën evropiane dhe atë botërore, por Kosova nuk kishte marrë përgjigje nga asnjëra prej tyre.

“Para një viti i kemi shkruar federatës evropiane se kjo mund të ndodhë. Federata nuk na ka shkruar asnjë letër. Nëse u pengon flamuri i Kosovës, atëherë të gjitha shtetet të jenë të barabarta, por jo të anashkalohet vetëm Kosova, sepse ne jemi anëtarë të rregullt të federatës evropiane dhe asaj botërore”, ka thënë Krasniqi.

“Më 23 gusht të vitit 2017 u jemi drejtuar Federatave dhe kemi kërkuar që të kenë kujdes shkaku i marrëdhënieve tona me Serbisë, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Në mars pasi Federata e hendbollit pati problem ne përsëri u kemi shkruar federatave, por përsëri nuk kemi marrë përgjigje”, ka thënë veç të tjerash ai.

Tags: barrieraKosovësnderkombetaretSerbiaSportvendos

TË LIDHURA

“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme
Sport

“Finalja” me Andorrën, Ja çfarë i duhet Shqipërisë për të arritur Play Off-in mbrëmjen e sotme

11:12 | 13/11/2025
Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme
Sport

Andorra-Shqipëri / Kombëtarja mbyll përgatitjet, gjithçka gati për sfidën e nesërme

20:47 | 12/11/2025
Shqipëria, bilanc pozitiv , Kuqezinjtë më të karikuar se kurrë për të arritur play-off e Botërorit
Sport

Shqipëria, bilanc pozitiv , Kuqezinjtë më të karikuar se kurrë për të arritur play-off e Botërorit

10:29 | 12/11/2025
Next Post
Tirana pa trotuare, këmbësorët: Faji i kioskave të lali Erit (Video)

Tirana pa trotuare, këmbësorët: Faji i kioskave të lali Erit (Video)

Partizani në avantazh, Asani shënon supergol (Video)

Partizani në avantazh, Asani shënon supergol (Video)

Çështja Tahiri/Arta Marku shkarkoi sot Hajdarmatajn, por në janar i thoshte se…

Çështja Tahiri/Arta Marku shkarkoi sot Hajdarmatajn, por në janar i thoshte se...







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epstein-it
Bota

“Nuk mundem të duroj më!”| Zbardhet emaili që Andrew i shkroi Epstein-it

by mirseda
12:40 | 13/11/2025
0

Princi Andrew (që sot i është hequr ky titull) i kishte shkruar në një email mikut të...

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh

Mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Itali-Shqipëri, do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh

12:11 | 13/11/2025
Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

Opozita paralajmëroi protestë të hënën, Tedi Blushi takim me Berishën

11:50 | 13/11/2025
“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

“Ta vazhdojmë komisionin me dyer të mbyllura”/ Noka përplaset me kryetaren e SHISH

11:47 | 13/11/2025
Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Gratë deputete të opozitës kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

11:42 | 13/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com