Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Serbia synon përfshirjen e Shqipërisë në “Jugosllavinë” e re ekonomike

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Kryesore, Të Gjitha
Serbia synon përfshirjen e Shqipërisë në “Jugosllavinë” e re ekonomike

Nga Valerie Hopkins “Financial Times”/ Ballkani Perëndimor, kishte një zonë të tregtisë së lirë përpara BE-së:Jugosllavinë. Shembja e saj çoi në qindra mijëra të vrarë, miliona të shpërngulur dhe në kufijtë, që tani janë bërë pengesë për zhvillimin ekonomik të rajonit. Koha është flori:shpesh kamionët presin ndërmjet 7- 48 orë në kufij për shkak të procedurave doganore.

“Çdo vit, kamionët e rajonit shpenzojnë 28-30 milionë orë në kufi”- thotë Rasim Ljajiç, ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve. Ai thotë se kostot e këtyre vonesave për bizneset e Ballkanit, janë pothuajse 2-fishi i mesatares së Bashkimit Evropian.

“Si mund të jeni konkurrues si një furnizues në BE, me këto statistika?”- ankohet Marko Kadez, kryetar i Dhomës së Tregtisë të Serbisë. “Ne kemi nevojë për 5 herë më shumë kamionë”. Kadez po udhëheq një përpjekje për të integruar ekonomitë e ish-republikave jugosllave që nuk kanë hyrë në BE, duke shtuar edhe Shqipërinë.

Në një studim të kohëve të fundit, FMN zbuloi se nëse autoritetet mund të përmirësojnë bashkërendimin ndërkufitar, dhe të arrijnë standardin mesatar të BE-së, do të kursenin mbi 800 milionë euro në vit, ose rreth 1 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të rajonit.

Çështjet më të mprehta, rrjedhin nga statusi i pazgjidhur i Kosovës pas luftës së viteve 1998-1999. Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, një dekadë pas shkëputjes së krahinës, por dy vendet bëjnë tregti me njëri-tjetrin. Bosnja dhe Hercegovina, imponoi një regjim të vizave për Kosovën, e cila u hakmor në të njëjtën mënyrë, duke vështirësuar tregtinë dhe udhëtimin mes dy vendeve.

Ndërsa presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç takohen në mënyrë sporadike për dialog politik nën kujdesin e BE, Marko Kadez dhe Safet Gerxhaliu, që më herët ka drejtuar Odën Ekonomike të Kosovës, filluan të diskutonim që më 2013.

Takimet e tyre, janë mbajtur nën kujdesin e shoqatës europiane të biznesit, “Eurochambres”, për të rënë dakord mbi sipërmarrjet e përbashkëta, që mund të konkurrojnë me kompanitë e BE, dhe për të arritur një plan për thellimin e integrimit ekonomik.

Ajo nismë, çoi në krijimin e një forumi rajonal të investimeve të përbërë nga vendet e njohura si 6 vendet e Ballkanit Perëndimor – Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Së bashku, ato kanë më shumë se 17 milionë banorë, një treg me madhësinë e Holandës, por ekonomitë e tyre prodhojnë vetëm rreth 77 miliardë euro PBB, më pak sesa Sllovakia që është anëtare aktuale e BE-së, dhe popullsia e të cilës është vetëm sa një e treta në madhësi.

Kadez dhe Gerxhaliu, lobuan që qeveritë e tyre të angazhohen në një plan, që do të mundësojë qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve, dhe hartuan një platformë që synon investitorët e huaj, dhe e trajton rajonin si një zonë të përbashkët ekonomike. Në Trieste në korrikun e vitit 2017, udhëheqësit nënshkruan një plan veprimi për të bërë pikërisht këtë.

Si një lloj karameleje, Brukseli u zotua të japë deri në 1 miliardë euro për investime në infrastrukturë.

Avokatët e kësaj ideje, thonë se zona ekonomike rajonale ka potencialin për të nxjerrë nga varfëria të gjashta vendet e rajonit, si dhe për të tërhequr investime të huaja direkte thelbësore. Që nga viti 2006, të gjashta vendet kanë qenë anëtare të një Marrëveshjeje të Tregtisë së Lirë të BE-së jo të BE-së (CEFTA).

Një pjesë e planit të veprimit, është të zbatojë plotësisht kushtet e saj. Megjithatë, bizneset thonë se për të konkurruar me tregjet e tjera, duhet bërë më shumë për të eliminuar pengesat administrative:harmonizimin e procedurave doganore, certifikatave dhe politikave të investimeve.

Por kjo është e ndërlikuar, pasi secili vend ndodhet në një fazë të ndryshme të përshtatjes ndaj standardeve të BE. Sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore, nëse do të hiqen barrierat tregtare, rritja rajonale do të ishte rreth 3.84 përqind në vit nga viti 2018 deri në vitin 2022.

Ka ndërkohë ende shpresë, që shoqëruar me një rritje të standardeve të jetesës, një zonë e integruar rajonale plotësisht e integruar, do të ndihmonte në frenimin e emigrimit të punëtorëve të kualifikuar drejt vendeve të BE-së.

Ideja e një unioni, që nga rënia e Jugosllavisë, ka fituar vrull tani kur në BE ka një lodhje nga zgjerimi, por është rritur ndërkaq edhe ndikimi i aktorëve të tjerë në rajon, si Rusia, Turqia

dhe Kina. Grindjet politike dhe konfliktet e vjetra, mbeten barrierat më të mëdha.

Serbia mban nën kontroll infrastrukturës energjetike të Kosovës, duke e penguar atë që të integrojë tregun e saj energjitik me Shqipërinë. Në shenjë hakmarrje, qeveria e Kosovës, vendosi këtë muaj një taksë prej 10 përqind për mallrat e prodhuara në Serbi dhe Bosnjë, me një përjashtim për produktet e markave ndërkombëtare, duke injoruar kushtet e CEFTA-s.

Më 21 nëntor, Prishtina njoftoi se do ta rriste këtë taksë në 100 përqind.

Zoti Kadez tha se angazhimi në letër, ka nevojë për vullnet politik për t’u jetësuar në realitet.

“Udhëheqësit rajonalë, janë zotuar për planin rajonal, por çdo politikan kujdeset që të ri-zgjidhet në shtetet e tyre të veçanta”- thotë zoti Kadez. “Realisht, zhvillimi ekonomik mund të hapë rrugën për zgjidhjen e problemeve të ndjeshme politike të së shkuarës, sepse në kokat e shumë njerëzve në Ballkan, luftërat nuk kanë përfunduar ende”- theksoi ai.

Përashtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e reekonomikeJugosllavinëpërfshirjenSerbiaShqipërisësynon

TË LIDHURA

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit
Aktualitet

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor
Aktualitet

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Next Post
Tension dhe ndërhyrje të ashpra, Xhakën e fal arbitri (Video)

Tension dhe ndërhyrje të ashpra, Xhakën e fal arbitri (Video)

Planeti Mars i arritshëm, NASA dërgon robotin e misionit “InSight”

Planeti Mars i arritshëm, NASA dërgon robotin e misionit “InSight”

Moti për sot/ Shi dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike

Moti për sot/ Shi dhe rrebeshe me shkarkesa elektrike

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Bota

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

by mirseda
22:00 | 30/07/2025
0

Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me...

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

18:11 | 30/07/2025
Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com