Falë marrëveshjes tekniko-ushtarake që është arritur mes Serbisë dhe Rusisë, shteti ballkanik po forcon pozitat e tij në rajon duke forcuar ushtrinë. Në Beograd kanë mbërritur dy aeroplanë transportues rusë të llojit Antonov An-26.
Lajmi është konfirmuar nga ministri serb i mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Ai ka folur para mediave me rastin e vizitës që zhvilloi në aeroportin ushtarak të Batajanicës, që gjendet afër Beogradit, ku po kryhen punimet në vazhdën e një kontrolli të përgjithshëm të avionëve që u dhuruan nga Rusia vitin e kaluar.
B92 raporton se ministri gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të aeroplanëve të trajnimit, që të hënën hynë në shërbim të Forcës Ajrore dhe të Mbrojtjes serbe.