Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Serbët meritojnë keqardhje për komentet raciste të kryeministres së tyre

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Serbët meritojnë keqardhje për komentet raciste të kryeministres së tyre

Nga Gazmend Kapllani, Birn/ “Ajo që më tremb më shumë është se në Kosovë ke të bësh me njerëz irracionalë, populistë nga ata të llojit më të keq, njerëz që kanë dalë nga pylli me kuptimin e plotë të fjalës,” tha kryeministrja e Serbisë në një konferencë për shtyp më 29 maj, duke qëndruar pranë një burokrati europian, teksa diskutonin progresin e Serbisë drejt anëtarësimit në BE.

Ana Brnabiç më vonë shpjegoi se nuk i ishte referuar të gjithë njerëzve në Kosovë, por atyre liderëve politikë që ishin përfshirë në luftën e pavarësisë nga Serbia në vitet 1990.

Në pamje të parë, nuk kishte asgjë të keqe me deklaratën e saj. Njerëzit e Ballkanit, sidomos ata në Ballkanin Perëndimor, shpesh janë portretizuar si “njerëz malesh” nga udhëtarët europianë romantikë në shekujt e 18-të dhe 19-të. Kjo është pjesërisht arsyeja pse shumë turistë që vijnë për të vizituar këtë pjesë të Europës janë të apasionuar pas ngjitjes në male.

Edhe pse unë kam lindur në fushat pjellore të Shqipërisë së mesme, u rrita duke dëgjuar përralla për zana, nimfa mitologjike që banojnë në malet shqiptare.

Këto krijesa të bukura lahen në lumenj, mbrojnë njerëzit e ndershëm, por bëhen të pamëshirshme kur vendosin të ndëshkojnë padrejtësinë. (Mesa di unë, serbët kanë versionin e tyre të zanave, Vila). Më ka bërë gjithmonë përshtypje fakti që një kulturë e fortë patriarkale, si ajo në Ballkan, ka krijuar përralla me gra të forta si protagoniste.

Ballkanasit janë krenarë për malet e tyre. Grekët e lashtë zgjodhën Malin e Olimpit, malin më të lartë në Greqi, si shtëpinë mitike për dymbëdhjetë perënditë e tyre. Dhe rajoni ynë e merr emrin e tij nga Malet e Ballkanit.

Pra, në pamje të parë, nuk ka asgjë të keqe me deklaratën e Brnabiç. Megjithatë, kryeministrja e Serbisë nuk po fliste për gjeografinë dhe etnologjinë; ajo po fliste për një hierarki kulturash dhe kombesh.

Ajo iu referua liderëve shqiptarë të Kosovës si njerëz që kanë zbritur nga malet me kuptimin e plotë të fjalës.

“Atyre nuk u intereson nëse ka luftë apo paqe,” tha Brnabiç.

E përkthyer në fjalë të thjeshta, për malësorët dhe fushorët, shqiptarët janë barbarë të egër ndërsa serbët janë njerëz të civilizuar dhe paqësorë. Kjo është një gjuhë e huazuar nga kapitujt më të errët të kolonializmit dhe racizmit europian.

Nëse Brnabiç shpresonte të nxiste reagime të dhunshme verbale ose fizike nga shqiptarët për të justifikuar komentet e saj raciste, për fat të keq, nuk ia doli mbanë. Politikanët shqiptarë i dënuan ashpër vërejtjet e saj, por pa bërë mbrapsht komente raciste.

Qytetarët e zakonshëm në Kosovë u përgjigjën nëpërmjet një hashtagu argëtues dhe tepër kreativ, #literallyjustemergingfromthewoods, duke postuar selfi të rrethuar nga maja malesh dhe pyje të gjelbëruara.

Sa u përket zyrtarëve të BE-së, ata nxorën një dënim tepër akademik, duke u dhënë udhëzime të përgjithshme sjelljeje të mirë politikanëve të Ballkanit në përgjithësi. Ata duket se e kanë përvetësuar plotësisht artin e fjalëve boshe.

Por fjalët janë të rëndësishme në politikë, ku, më shumë se kudo tjetër, ato sjellin akte dhe artikulojnë qëllime. Pra, është e rëndësishme të kuptojmë kontekstin në të cilin u thanë fjalët e Brnabiç dhe të analizojmë shkurtimisht kush, kur dhe përse.

Pse i tha Brnabiç këto fjalë? Këtë nuk e dimë. Ajo nuk dha ndonjë shpjegim. Megjithatë, ne dimë se në Serbi ka një lloj “tradite” të trishtueshme racizmi kundër shqiptarëve që shkon pas në histori, e institucionalizuar edhe në planet “erudite” dhe diplomatike të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve, siç është “Drafti për Shqipërinë” i shkruar në vitin 1939 nga shkrimtari i mirënjohur Ivo Andriç. Duket se Brnabiç dëshiron të bëhet “mbrojtëse” dhe promovuese e asaj trashëgimie të dhunshme.

Ajo zgjodhi të thoshte diçka tepër raciste në një moment kur erërat e egra të nacionalizmit dhe racizmit po fryjnë sërish në të gjithë Ballkanin dhe në të gjithë Europën.

Me vetëdije ose jo, me fjalët e saj, ajo po nxiste ato erëra të turbullta. Ky është një kërcënim jo vetëm për shqiptarët, por edhe për ata serbë që duan një Serbi demokratike që do të ketë guximin të pranojnë krimet e kryera në emër të saj.

Kur Brnabiç u bë kryeministre e Serbisë, unë isha ndër ata njerëz që ishin të mbushur me shpresë. Ne menduam se ajo ishte një person i guximshëm. Duhet kurajë dhe guxim të dalësh hapur se je homoseksuale në vende si Serbia, apo qoftë edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

Duke qenë se ishte pjesë e një grupi që ka qenë vazhdimisht objekt racizmi, ne shpresuam që Brnabiç do të sillte një mendje të hapur tepër të nevojshme për kulturën e dialogut dhe tolerancës në Ballkan.

Për fat të keq, ajo nuk e bëri këtë. Për fat të keq, historia njerëzore ofron shumë shembuj kombesh dhe grupesh që kanë qenë viktima të racizmit për t’u kthyer më vonë edhe vetë autorë të këtyre të fundit. Zakonisht, etja për kokë turku ushqen racizmin. Dhe fjalët e Brnabiçit tregojnë një nevojë të dëshpëruar për kokë turku. Sa keq që vendet nuk jetojnë dot pa koka turku.

Mendimet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Tags: keqardhjekomentetkryeministresmeritojnëracisteserbettyre

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
U përmend në përgjimet e “Bild”/ Flet deputeti i PS: Jam krenar për punën si shofer

U përmend në përgjimet e “Bild”/ Flet deputeti i PS: Jam krenar për punën si shofer

I doli biseda me Avdylajn, kandidati i PS për Shijakun: Përgjime baltosëse

I doli biseda me Avdylajn, kandidati i PS për Shijakun: Përgjime baltosëse

U nda nga bashkëshorti pas 17 vitesh, Arbana Osmani flet për herë të parë për dhimbjen

U nda nga bashkëshorti pas 17 vitesh, Arbana Osmani flet për herë të parë për dhimbjen







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq
Aktualitet

Trageti i linjës Korfuz-Sarandë pezullon lundrimin, shkak moti keq

by mirseda
10:30 | 08/01/2026
0

Për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar trageti që niset nga Korfuzi sot nuk...

Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

Përndiqte 37-vjeçaren në rrjetet sociale, arrestohet i riu në Tiranë, në telefon i gjenden…

10:25 | 08/01/2026
U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët

U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët

10:07 | 08/01/2026
Çahet argjinatura e lumit Drojë, rritet niveli i ujit/ Moti në Lezhë,anija cisternë ngec pranë Tales

Çahet argjinatura e lumit Drojë, rritet niveli i ujit/ Moti në Lezhë,anija cisternë ngec pranë Tales

10:04 | 08/01/2026
Probleme në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

Probleme në Rrugën e Arbrit, disa makina dalin nga rruga dhe përfundojnë në kanal

09:59 | 08/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com