Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Senatori amerikan: Vuçiç i gatshëm për marrëveshje, por i zemëruar me taksën

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Senatori amerikan: Vuçiç i gatshëm për marrëveshje, por i zemëruar me taksën

Senatori amerikan Chris Murphy, i cili së fundmi vizitoi Prishtinën dhe Beogradin së bashku me senatorin tjetër, Ron Johnson, beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç “është i gatshëm të bëjë marrëveshje me Kosovën dhe ta njohë pavarësinë e saj, por aktualisht është i zemëruar për taksën”.

“Ne të dy i bëjmë thirrje që të kthehet në tryezën e bisedimeve sa më parë që të jetë e mundur, ndërsa ai na thotë se do të jetë i gatshëm të bisedojë përsëri sa të hiqet taksa”, tha Murphy në platformën online, Medium Corporation. “Takimi me Vuçiçin është i rëndësishëm sepse administrata (e presidentit amerikan Donald) Trump u kushton pak vëmendje konflikteve ende të zymta në Ballkan. Vizitat tona në vendet siç janë Beogradi dhe Prishtina ka të ngjarë të mbeten të regjistruara si vizita të nivelit më të lartë nga delegacionet amerikane gjatë mandatit të Trumpit. Është e rëndësishme që amerikanët të vizitojnë vende si Serbia, e cila gjithashtu ka lidhje të fuqishme me Rusinë, në mënyrë që marrëdhëniet tona me të, të mbijetojnë”, tha Murphy, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Udhëheqësit e Kosovës shtoi Murphy “ankohen se një keqkuptim midis SHBA-së dhe Evropës ka ndikuar në sigurinë e tyre”. “Çështje thelbësore edhe për Serbinë edhe për Kosovën është që negociatat të çojnë në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Që të arrihet kjo marrëveshje për njohje duhen negociata komplekse. Këto negociata aktualisht janë në pritje sepse Serbia i ka pezulluar derisa Kosova të pezullojë taksën e diskutueshme. Udhëheqësit na thonë se këto ditë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po vijnë në Prishtinë dhe po na japin këshilla të ndryshme për ndërprerjen e bllokadës dhe se nuk dinë kë ta dëgjojnë. Këto janë gabime të politikës së jashtme problematike të Trumpit”, tha senatori demokrat, Murphy.

Duke përmendur përshtypje të tjera nga Prishtina, Murphy tha se ajo është një nga “qytetet e tij të preferuara në botë”, se Kosova “është vendi më i ri në Evropë” dhe se “rrugët e saj janë plot energji dhe gjallëri”. Murphy dhe senatori republikan, Ron Johnson kanë vizituar Prishtinën dhe Beogradin dy javë më parë, derisa në Kosovë kanë thënë se të dyja vendet duhet bërë sakrifica për arritjen e një marrëveshjeje.

Tags: marreveshjesenatori amerikantakseVucic

TË LIDHURA

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV
Rajoni

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!
Rajoni

Ali Ahmeti: Po cenohet Marrëveshja e Ohrit, duhet reagim!

14:46 | 14/04/2026
Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit
Aktualitet

Protesta në Mal të Zi bllokon kamionët në Hanin e Hotit

14:09 | 14/04/2026
Next Post
Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me Ramën, zbulohet tema

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias takim me Ramën, zbulohet tema

Ambasadori gjerman: Gazetarët kanë nevojë për liri dhe siguri ligjore

Ambasadori gjerman: Gazetarët kanë nevojë për liri dhe siguri ligjore

Denaj: Pika ndërkufitare “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Denaj: Pika ndërkufitare “One Stop Shop” mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht
Bota

SHBA: Tregtia iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit është ndalur plotësisht

by mirseda
08:32 | 15/04/2026
0

Anijet luftarake amerikane kanë bllokuar në mënyrë efektive tregtinë iraniane përmes Ngushticës së Hormuzit, tha Komanda Qendrore...

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

Tezja e Selin përballet me bashkëshorten e Rogertit në ‘Fan Club’: Shyqyr që u përplas me të

22:49 | 14/04/2026
Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

Zjarri është vënë nën kontroll, Prefekti i Tiranës:merren masa për strehimin e banorëve

22:39 | 14/04/2026
Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

Dënohen me burg zëdhenësi i qeverisë së Kosovës dhe deputeti i LVV

22:35 | 14/04/2026
Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

Një tjetër grua akuzon Eric Swalwell për drogim dhe përdhunim

22:24 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com