Senati në Itali ka votuar që ish-ministri i Brendshëm dhe lideri i ekstremit të djathtë Matteo Salvini të dalë përpara gjyqit.
Ai përballet me akuzat e Prokurorisë për mbajtjen në det në mënyrë të paligjshme të emigrantëve.
Salvini akuzohet se nuk lejoi një anije me 116 emigrantë që të ankorohej në Siçili, duke e lënë për ditë të tëra në det në muajin Gusht të vitit 2019-të.
Salvini gjithnjë është shprehur i gatshëm që të përballet në gjyq me këto akuza: “Jam i qetë dhe krenar për atë që kam bërë. Do ta bëj përsëri sapo të jem në qeveri”.