Bota

Epidemia e koronavirusit do ta ketë kulmin në fund të shkurtit. Ja kur do ndalet


               Publikuar në : 21:11 - 12/02/20 M S

Epidemiologu kinez me famë ndërkombëtare, Zhong Nanshan, parashikon që epidemia aktuale nga koronavirusi i ri mund të arrijë kulmin në fund të muajit shkurt dhe do të stopohet në muajin prill.

Deklarata e tij u bë gjatë një interviste për ‘Reuters’ dhe ‘Global Times’, ku Zhong tha se ai e bazoi analizën e tij në të dhënat e ditëve të fundit dhe masat e marra nga qeveria kineze.

OBSH ka paralajmëruar se ekzistojnë “dritare mundësish reale për të ndaluar epideminë”. Epidemia e koronavirusit vdekjeprurës, i quajtur zyrtarisht Covid-19 , mund të infektojë rreth dy të tretat e popullsisë së botës, nëse lihet i pakontrolluar.

Alarmi vjen nga epidemiologët kryesorë globalë. Numri i vdekjeve tejkaloi 1.000, duke e bërë koronavirusin më vdekjeprurës sesa sindromi i rëndë i frymëmarrjes akute (SARS). Koronavirusi i ri ka vrarë deri më tani mbi 1.113 persona dhe ka infektuar 45 000 të tjerë në mbarë botën. Pjesa dërrmuese e viktimave është nga Kina.

 


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT