Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri! Prona, makina luksi dhe biznese (detajet)

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sekuestrohen 3 milionë euro pasuri! Prona, makina luksi dhe biznese (detajet)

Në kuadër të operacionit  “Goldfinger“, Policia e Shtetit ka sekuestruar 3 milionë euro pasuri, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave. Ata janë arrestuar gjatë operacionit, në Danimarkë, më datë 26 qershor 2019.

Sipas njoftimit të policisë, këta persona janë pjesëtarë të një grupi të madh të strukturuar kriminal për trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike në vendet e BE-së.

Një pjesë të parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal i kanë investuar në Shqipëri, kryesisht në vende bregdetare dhe qytete të mëdha.

Të gjitha këto pasuri ishin të regjistruara në emër të familjarëve të tyre dhe personave me të cilët kishin lidhje miqësore.

Pasuritë e sekuestruara tashmë administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

Njoftimi i policisë:

Në vazhdim të operacionit “Goldfinger“, i zhvilluar më datë 26.06.2019, gjatë të cilit u sekuestruan 200 mijë euro, 10 milionë lekë, 7 automjete, 7 banesa dhe 1 biznes, operacion i koordinuar nga Europol-i dhe i drejtuar nga autoritetet e hetimit në Danimarkë, i shtrirë në disa shtete, si Danimarkë, Gjermani, Belgjikë, Hollandë, Suedi, Slloveni dhe Shqipëri.

Drejtoria Hetimore Qëndrore, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka vijuar hetimin pasuror për të sekuestruar të gjitha pasuritë e personave të arrestuar gjatë operacionit, të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i tyre.

 

Gjatë hetimeve për identifikimin e pasurive të tjera që kishin rrjedhur nga aktiviteti kriminal i shtetasve J. K., D. E., A.D. dhe E.P., të arrestuar në Danimarkë më datë 26.06.2019, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal ”, “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, Drejtoria Hetimore Qëndrore, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, evidentoi një sërë pronash të tjera të këtyre personave dhe i kërkoi Gjykatës sekuestron përfundimtare në bazë të ligjitit antimafia.

 

Bazuar në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, u vendos sekuestrimi mbi pasuritë, si më poshtë:

 

Një kompani private (pulari), me aktivitet në Shkodër, me vlerë investimi mbi 1,5 milionë euro;

10 apartemente banimi, në plazhin e Velipojës;

1 apartament banimi në Shkodër;

14 automjete të markave të ndryshme, prodhim i viteve të fundit;

 

Të gjitha pasuritë e sekuestruara kapin vlerën 3 milionë euro.

 

Të gjitha pronat e sekuestruara dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal i personave të arrestuar, të cilët i kanë regjistruar në emër të familjarve të tyre.

 

Pronat e sekuestruara më datë 26.06.2019 dhe 29.10.2019, me vendim gjykate, i janë dorëzuar për administrim Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Minsistrisë së Financave.

 

Policia e Shtetit në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, po vijon punën për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e gjithë skemës së këtij grupi kriminal, personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të regjistruara në Shqipëri në emër të tyre, familjarëve apo personave me të cilët kanë lidhje miqësore dhe shoqërore.

 

Hetimet vazhdojnë për të verifikuar pasuri të tjera të luajtshme apo të paluajtshme, si dhe llogari bankare të përfituara nga aktiviteti kriminale i këtyre personave.

 

Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të identifikuar pasuri të tjera të përfituara nga aktiviteti kriminal i këtyre personave dhe i personave të tjerë.

Tags: Policia e Shtetit

TË LIDHURA

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal
Aktualitet

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

14:19 | 11/11/2025
Izraeli bën bashkë PS dhe PD
Politikë

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

13:55 | 11/11/2025
Next Post
Basha blen dy vila luksoze, ish-aleati ia nxjerr me foto

Basha blen dy vila luksoze, ish-aleati ia nxjerr me foto

Peshkaqeni i bardhë, 4.5 m i gjatë bie në rrjetën e peshkatarëve në Durrës

Peshkaqeni i bardhë, 4.5 m i gjatë bie në rrjetën e peshkatarëve në Durrës

Armiqësia e vërtetë e Edi Ramës me Europën

Ishte gëzim i madh pas 12 vitesh, Rama jep lajmin e mirë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

Arrestimi i këngëtares shqiptare në Zvicër, ja skandali që zbuloi botën e errët të klubeve të natës

14:27 | 07/11/2025




TË FUNDIT

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

by mirseda
14:32 | 11/11/2025
0

Të shtëna me armë zjarri pranë aeroportit të Rinas. Dyshohet se ngjarja është një atentat kriminal. Dyshohet...

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

GJKKO shpall fajtor dhe dënon me 6 vite burg Fabion Gjonin, anëtarin e grupit strukturuar kriminal

14:19 | 11/11/2025
Izraeli bën bashkë PS dhe PD

Izraeli bën bashkë PS dhe PD

13:55 | 11/11/2025
Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

Elton Kila dëshmon në GJKKO: Kur ndodhi masakra e Bradasheshit…

13:51 | 11/11/2025
Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

Reforma Territoriale | Mazniku propozon: Të dalim dyshe e treshe në territor për dëgjesa

13:34 | 11/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com