Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sejko i shpalli luftë euros, bankat “kundërsulmojnë” dhe mbushin arkat

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Sejko i shpalli luftë euros, bankat “kundërsulmojnë” dhe mbushin arkat

Pavarësisht deklaratave të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, se duhet  të vendoset një kontroll i rreptë për uljen e përdorimit të euros, por duket se realiteti është krejt tjetër.

Bankat në Shqipëri gjatë muajit janar kanë operuar me një strategji, e cila rezulton me rritjen në valutën euro. Totali i kursimeve në banka në muajin janar qëndroi në nivelin e 1 trilionë lekëve, pothuajse në të njëjtin nivel me muajin dhjetor, bënë të ditur statistikat e publikuara sot nga Banka e Shqipërisë.

Ndërkohë qeveria shqiptare ka planifikuar që përmes projektit “One Billion” të  realizojë disa projekte zhvillimore. Por stanjacioni i depozitave ka ardhur si rrjedhojë e performancës së dobët të kursimeve në lekë, ndërsa ato në valutë kanë vijuar rritjen. Të dhënat tregojnë se depozitat në monedhën vendase arritën në 468 miliardë lekë, me një rënie prej 1.2% në krahasim me dhjetorin 2017. Kjo tkurrje vjen pas dy muajsh radhazi kur kursimet në lekë kishin shfaqur një tendencë pozitive.

Rënia e janarit ka ardhur tërësisht nga ulja e kursimeve të individëve si pa afat ashtu dhe pa afat. Kjo tendencë po vazhdon prej disa vitesh tashmë, teksa normat e interesit të depozitave kanë zbritur në më pak se 1% për kursimet 12 mujore, duke bërë që individët të rendin drejt alternativave të tjera më fitimprurëse.

Në të kundërt, depozitat në valutë shënuan rritje në janar. Stoku i kursimeve të monedhë të huaj arriti në 533 miliardë lekë, me një rritje prej 1% me bazë vjetore. Rritja do të kishte qenë më e lartë pa efektin e kursit të këmbimit (euro është e nënçmuar në raport me janarin e kaluar).

 Janari është tradicionalisht një muaj kur bankat shohin rritje të valutës për shkak të prurjeve të emigrantëve që vijnë për pushime në fund të dhjetorit. Këtë muaj, rritja ka ardhur singa individët, ashtu dhe nga korporatat jo financiare, madje këto të fundit kanë dhënë ndikimin më të lartë-shkruan Monitor.

Pesha e depozitave në valutë ka vijuar të rritet duke arritur një nivel rekord prej 53.3% në janar. Në fillim të muajt shkurt, Banka e Shqipërisë prezantoi një plan masash për të ulur nivelin e përdorimit të euros në vend. Masat synojnë kufizimin e kredisë në valutë për kredimarrësit që nuk i kanë të arhdurat në euro, ndaj bankave do t’u duhet tashmë të gjejnë alternativa se ku të investojnë eurot që po vijnë nga depozitat.

Edhe depozitat do të dekurajohen, duke rritur përqindjet e rezervave në euro. Në një rast hipotetik për 100 euro depozitë, banka do të ngurtësojë në bankën qendrore 12.5 euro në formën e rezervës së detyrueshme nga 10 euro që depozitonte më parë, duke pasur më shumë kosto. Ndërsa për çdo 100 lekë depozitë, me paketën e re të masave, banka do të mbajë rezervë vetëm 7,5 lekë nga 10 lekë që mbante aktualisht, duke ulur koston e mbajtjes së monedhës vendase.

Tags: arkatbankatkundersulmojneluftembushinSejkoshpalli

TË LIDHURA

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun
Aktualitet

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së
Politikë

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon
Politikë

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Next Post
Foto/ Çifti i famshëm i “Big Brother” në pritje të fëmijës së dytë

Foto/ Çifti i famshëm i “Big Brother” në pritje të fëmijës së dytë

Dëbora “pushton” Evropën, humbin jetën 24 persona

Dëbora “pushton” Evropën, humbin jetën 24 persona

Enca i hedh lekët lumë, s’do e besoni sa ka harxhuar për videoklipin e ri

Enca i hedh lekët lumë, s'do e besoni sa ka harxhuar për videoklipin e ri







JU REKOMANDOJMË

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën
Bota

Kremlini provokon Romën: Italia do shembet e gjitha nëse vazhdon mbështetjen për Ukrainën

by mirseda
21:31 | 03/11/2025
0

Italia do të “shembet plotësisht” nëse vazhdon të shpenzojë para për të mbështetur Ukrainën, tha zëdhënësja e...

SHBA mbështet ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030

SHBA mbështet ndalimin global të merkurit në amalgamat dentare deri në 2030

21:29 | 03/11/2025
Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

Zjarr në grumbull gomash në Fushë-Milot, tymi pengon trafikun

20:47 | 03/11/2025
Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

Spiropali takon Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi për krerët e UÇK-së

20:07 | 03/11/2025
Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

Kushtetuesja rrëzoi Qeverinë për Veliajn, Teliti: Beteja për Tiranën vazhdon

20:03 | 03/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com