Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në recesion

3 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sejko: Rritja e interesave nuk do ta çojë ekonominë në recesion

Rritja e shpejtë e normave të interesit, nuk do ta çojë ekonominë shqiptare në recesion. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në hapje të Workshop-it XVI të Kërkimeve Ekonomike në Evropën Juglindore se e vetmja përgjigje ndaj inflacionit të lartë që mund të japë banka qendrore është të ndjekë një politikë të rritjes së normës bazë të interesit, duke forcuar kështu angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Ky kurs veprimi do të krijojë kushtet e nevojshme monetare për të kontrolluar inflacionin dhe pritjet për të, por megjithatë, ai theksoi se, pavarësisht kushteve më të shtrënguara monetare, ekonomia do të vazhdojë të rritet.

“Projeksionet tona, të cilat përfitojnë nga të njëjtat modele dhe analiza të kërkimit, sugjerojnë se raundi aktual i rritjeve të normës bazë të interesit nuk do të çojë ekonominë në recension. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm. Në këtë drejtim, rritja aktuale e normës bazë të interesit, e cila ka për qëllim të ruajë stabilitetin e çmimeve dhe të ankorojë pritjet për inflacionin, është njëkohësisht një masë për të mbrojtur jo vetëm ekonominë, por edhe sektorin privat e individët nga efektet negative të tij. Kjo është veçanërisht e vërtetë dhe e rëndësishme për shtresat e popullsisë me të ardhura të ulëta, të cilat janë goditur më shumë nga efektet negative të inflacionit të lartë e të qëndrueshëm. Megjithatë, publiku i gjerë duhet të kuptojë se parashikimi për të ardhmen është objekt i një pasigurie të lartë. Mekanizmat e amplifikimit, mund të vijnë nga kanale të shumëfishta, për shkak të ndërveprimeve të ngushta brenda sistemit financiar global,” tha Sejko.

Sipas Guvernatorit, mbiçmimi i Lekut në kursin e këmbimit ndaj Euros dhe çmimet e kontrolluara të energjisë elektrike kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në frenimin e inflacionit, që ngelet më i ulët krahasuar me shumicën e ekonomive në Europë dhe rajon.

“Mbiçmimi i monedhës sonë ndaj asaj evropiane ka ndihmuar në përpjekjet tona për të kontrolluar dhe përmbajtur inflacionin. Gjatë vitit 2022, monedha jonë, Leku, është mbiçmuar mesatarisht me 2.5% ndaj monedhës Euro, falë të ardhurave të konsiderueshme të gjeneruara nga turizmi, IHD-të e larta, dhe primet e përmbajtura të rrezikut. Konvergjenca e ciklit të politikës sonë monetare me atë të Eurozonës e forcoi më tej këtë mbiçmim. Paralelisht, çmimi i rregulluar i energjisë për familjet shqiptare ka ndihmuar në përthithjen e presioneve të huaja. Ky përfundim është i dokumentuar qartë në punimet hulumtuese të mëparshme dhe ato më të fundit të kryera nga ekspertët tanë, në të dy departamentet – atë të Kërkimeve dhe të Politikës Monetare – ashtu dhe nga modelet ekonometrike që mbështesin politikën tonë monetare,” tha Guvernatori.

Megjithatë, Guvernatori nënvizoi se presionet e huaja të çmimeve të mbështetura nga kërkesa e brendshme e qëndrueshme tashmë po ushqejnë inflacionin e mallrave dhe të shërbimeve të prodhuara në vend, po rrisin kostot e prodhimit, dhe më e rëndësishmja, pritjet për inflacionin. Sipas tij, kjo është e dukshme në tregun e punës, në normën e shfrytëzimit të kapaciteteve dhe në tregjet e kapitalit, të cilat duken se i kanë inkorporuar tashmë këto pritje në vendimmarrjen e tyre.

“Studimet e shumta të kryera në fushën e politikës monetare kanë dokumentuar rrezikun real që mbart inflacioni i lartë e i qëndrueshëm si dhe pritshmëritë inflacioniste për ekonomitë dhe familjet. Gjithashtu, ato tregojnë se pa një përgjigje të fortë dhe të vendosur të politikës monetare, pritjet për inflacionin ndikojnë në ecurinë e ardhshme të tij, duke çuar në rritje të pasigurisë, sinjale jo të duhura për çmimet, shpërndarje joefektive të burimeve, rënie të rritjes ekonomike dhe në luhatshmëri afatgjatë të lartë. Angazhimi ynë për stabilitetin e çmimeve ka për qëllim të ruajë fuqinë blerëse të të ardhurave të familjeve dhe të kursimeve të individëve; të ruajë stabilitetin financiar dhe të krijojë kushte optimale të kredisë; të ndihmojë sektorin privat që të zhvillojë veprimtari të besueshme dhe plane të qëndrueshme investimi,” tha Sejko. /Monitor

Tags: gent sejkoGuvernatori i Bankës së Shqipërisërecesion

TË LIDHURA

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor
Aktualitet

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK
Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: Nuk do të rikandidoj pas përfundimit të mandatit si prokuror i SPAK

19:07 | 14/10/2025
Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit
Aktualitet

Dumani: Nis procedimi penal për Portin e Durrësit, hetimet për “Eco Park” drejt përfundimit

18:18 | 14/10/2025
Next Post
Ajo që nuk kupton Edi Rama

Ajo që nuk kupton Edi Rama

Meta: Autoriteti i Dosjeve është aneks i qeverisë, tromaksën edhe kryetaren e Kuvendit

Protesta/Meta: Nesër të gjithë në Bulevard

Humbi në Primaret e Rithemelimit për Tiranën, Julian Deda: Dola me pak vota, por rëndësi ka cilësia!

Humbi në Primaret e Rithemelimit për Tiranën, Julian Deda: Dola me pak vota, por rëndësi ka cilësia!







JU REKOMANDOJMË

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

“Hajdeni, e vrava unë”/ Elvis Shkambi me duar në xhepa dhe gjakftohtë, i thërret vetë policëve pasi kreu vrasjen brenda gjykatës

11:28 | 07/10/2025
Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

Shfaqet një tjetër kandidat i pavarur për bashkinë e Tiranës, do të konkurojë si i pavarur

22:25 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen
Sport

Shqipëri-Jordani/ Broja gjen golin, kuqezinjtë përmbysin ndeshjen

by mirseda
20:27 | 14/10/2025
0

Shqipëria 2-1 Jordania Shqipëria pret Jordaninë në miqësoren, e cila luhet në “Air Albania”, me fillim nga...

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

Dumani: Një kryebashkiak i pandehur dhe një tjetër nën hetim për korrupsion zgjedhor

19:36 | 14/10/2025
Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

Trump: Janë kthyer 20 pengjet izraelite, tani nis faza e dytë e planit për paqen në Gaza

19:34 | 14/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

Zgjedhjet në Kosovë, Bashkimi Europian: Presim tranzicion të rregullt të pushtetit

19:13 | 14/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com