Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka bërë thirrje investitorëve të pranishëm në forumin “EuroMoney”, që të shtojnë vëmendjen ndaj Shqipërisë, të cilën e përshkoi si një destinacion të përshtatshëm për biznese dhe investime kapitale.
Në forumin e mbajtur me temë “Zhvillimet e fundit ekonomike në Europë”, drejtuesi i Bankës së Shqipërisë, ka theksuar se ekonomia e Shqipërisë është drejt forcimit, ndërsa shtoi se perspektiva e saj mbetet shukmë pozitive.
Në këtë forum, Sejko pati takime të nivelit të lartë të BERZH dhe përfaqësues të bankave të mëdha evropiane duke i njohur ata me zhvillimet konkrete të ekonomisë shqiptare dhe investimet në Shqipëri.