Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

8 vjet ago
in Të Gjitha
Seancat në Kuvendin e Kosovës dhe lojërat e partive politike

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit, deputeti Adem Mikullovci, ka ftuar për sot seancën e radhës së legjislativit, por ftesës së tij për pjesëmarrje nuk do t’i përgjigjen deputetët e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma). Gjasat janë që edhe kjo seancë të dështojë në mungesë të kuorumit të nevojshëm.

Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar dje  se kryesuesi i seancës konstituive deputeti Adem Mikullovci është duke bërë gabime, pasi më shumë është duke e ndjekur politikën e “Vetëvendosjes” sesa të unifikimit të spektrit politik.

“Ne e kemi bërë të qartë se pa takime konsultative, pa takime të të gjithë spektrit politik dhe grupeve parlamentare nuk do të marrim pjesë në seancë”, deklaron Lekaj.

Në anën tjetër Shkodran Hoti, nga  lëvizja “Vetëvendosje”, ka thënë për gazetën “Zëri” se koalicioni PAN po i kontribuon bllokadës institucionale.

“Koalicioni PAN e kanë konfirmuar mospjesëmarrjen dhe rrjedhimisht janë ata që i kontribuojnë bllokadës institucionale”, u shpreh Hoti. Sipas tij, zhbllokimi apo bllokimi i situatës nuk varet nga lëvizja “Vetëvendosje” po prej koalicionit PAN, që është duke e bojkotuar seancën. Ai ka konfirmuar se “Vetëvendosja” do të marrë pjesë në të gjitha seancat e rregullta që thirren.

Edhe deputetët e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) do të marrin pjesë në seancë. Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka konfirmuar për “Zërin” se as nesër nuk pritet të ndodhë konstituimi i Kuvendit. “Nuk ka shenja për ndonjë marrëveshje e as nuk ka shenja për ndonjë kompromis mes partive. Kjo do të jetë një seance ku do të konfirmohet botërisht para qytetarëve të Kosovës që në fokus të bllokimit të institucioneve janë PAN-i dhe vetëm PAN-i”, tha Avdyli. Sipas tij, koalicioni PAN nuk po e shfrytëzon të drejtën e tij për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar, një emër të pranueshëm për të gjitha partitë, por ata po e konfirmojnë edhe një herë interesin e individëve të caktuar brenda partisë së tyre.

Ai mendon se PAN-i me këta individë dhe me përkrahjen e tyre të plotë janë duke e bllokuar situatën politike në Kosovë, por njëkohësisht po tregojnë që ata janë vetëm një fatkeqësi për shtetin tonë.

Ndërsa analistët politikë vlerësojnë se deputetët e koalicionit PAN nuk do të marrin pjesë në seancë pa i siguruar votat e nevojshme të deputetëve.  “Koalicioni PAN nuk shkon në Kuvend pa i siguruar në radhë të parë votat”, thotë analisti Blerim Burjani.

Përndryshe, koalicioni PAN po synon që t’i ketë 61 vota e më tepër si për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ashtu edhe për ta formuar Qeverinë e re. Por deri më tash ky koalicion nuk ka dëshmuar se ka numër të mjaftueshëm votash. Sipas Kushtetutës “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Në këtë rast, Partisë Demokratike të Kosovës i takon ta propozojë kandidatin për të parin e Kuvendit të Kosovës.

Tags: KosovësKuvendinlojëratpartivepolitikeSeancat

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit

Zjarret në vend, 5 vatra në 24 orët e fundit

Matura Shtetërore, fillon raundi i dytë i regjistrimeve

Matura Shtetërore, fillon raundi i dytë i regjistrimeve

Të jetosh në “kufirin e gjelbër”

Të jetosh në “kufirin e gjelbër”

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas
Sport

Barcelona e nis sezonin me fitore bindëse – Yamal shkëlqen me gol dhe asist ndaj Mallorcas

by mirseda
23:00 | 16/08/2025
0

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 0-3 në fushën e Mallorcës, duke nisur mbrojtjen e titullit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

22:57 | 16/08/2025
Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

Krim makabër në Napoli! Burri vret nënën dhe partnerin e ish gruas, më pas…

22:54 | 16/08/2025
Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

Ndërron jetë në moshën 89-vjeçare ikona e televizionit italian, Pippo Baudo

21:42 | 16/08/2025
Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Qafë Thanë/ Makinat bëhen copash, tre të plago*ur, një në gjendje të rëndë

21:40 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com