Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë

3 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Scholz mbron Greqinë nga kërcënimet e Turqisë

Në grindjen mes Greqisë dhe Turqisë, kancelari i Gjermanisë gjatë vizitës në Athinë ofroi ndërmjetësimin gjerman. Por edhe mes nikoqirit dhe mysafirit ka një pikë konflikti. Kancelari Olaf Scholz mori në mbrojtje Greqinë ndaj kërcënimeve të Turqisë lidhur me ishujt grekë në lindje të Mesdheut. Nuk është e mundur, “që partnerët e NATO-s të venë në pikëpyetje sovranitetin e njeri-tjetrit”, tha Scholz gjatë vizitës (27.10) në Athinë.

Marrëdhëniet e mira mes Turqisë dhe Greqisë janë të rëndësishme jo vetëm për këto dy vende, por për të gjithë Europën. Problemet duhet “të zgjidhen në dialog dhe mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare”, theksoi ai. “Nëse palët e konsiderojnë të nevojshme, Gjermania mund të kontribuojë”, ofroi kancelari Scholz.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në konferencën e përbashkët të shtypit me Scholz akuzoi presidentin turk Rexhep Tayyip Erdogan se përhap  gënjeshtra për Greqinë”. Kryeministri deklaroi, përkundër akuzave nga Ankaraja, se nga ishujt grek “nuk vjen rrezik”. Njëkohësisht ai deklaroi, se gjashtë tanke mbrojtëse Marder nga Gjermania do të dislokohen në kufirin me Turqinë. Ato do të vendosen në lumin kufitar të Evros në veri-lindje të vendit, tha Mitsotakis.

Shkëmbim tankesh në mbështetje të Ukrainës

Gjermania para pak ditësh dërgoi në Greqi gjashtë nga 40 tanket Marder që do të dërgohen gjithsej në Greqi për të realizuar një shkëmbim në mbështetje të Ukrainës: Greqia do të mbajë tanket gjermane për të dërguar në Ukrainë 40 tanket e arsenalit të saj të tipit BMP-1, të cilat ukrainasit mund t’i përdorin kundër agresionit nga Rusia.

Mes Greqisë dhe Turqisë ka tensione masive, që kanë të bëjnë me dislokimin e armëve dhe trupave në ishujt grekë në Mesdhe. Presidenti turk në mënyrë të përsëritur ka kërcënuar vendin fqinj me një sulm duke paralajmëruar: “Ne mund të vijmë papritur një natë.” Të dy vendet anëtare të NATO-s prej vitesh grinden mbi të drejtat ndaj rezervave të gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Çështja e reparacioneve të luftës: “ende e parregulluar” apo “juridikisht e mbyllur”?

Një pikë konflikti megjithatë doli në pah në takimin në përgjithësi harmonik mes Scholz dhe Mitsotakis: Qeveria greke kërkon edhe më tej që Gjermania të paguajë reparacione për dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga pushtimi gjerman në Luftën e Dytë Botërore. Kjo temë ende nuk është rregulluar, tha mikpritësi në Athinë. Kjo vlen kryesisht për një kredi të imponuar, që Banka greke e Rezervave duhej t’u paguante pushtuesve më 1942. “Megjithatë kjo nuk i trazon marrëdhëniet tona”, shtoi Mitsotakis. Scholz përpara vizitës i pati thënë gazetës “Ta Nea”: “Çështja e reparacioneve është mbyllur juridikisht dhe politikisht.”

Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Financave në Athinë, të Bankës Qendrore dhe të një komisioni parlamentar bëhet fjalë për 269 miliardë euro – duke përfshirë edhe një kredi të detyrueshme, që Greqia duhej t’i siguronte Bankës gjermane të Rajhut gjatë luftës. Gjermania e konsideron të mbyllur këtë temë duke iu referuar Traktatit Dy plus Katër për pasojat në politikën e jashtme të ribashkimit gjerman më 1990.

Gjermania naziste më 6 prill 1941 sulmoi Greqinë. Deri më 1944 SS e Wehrmachtit ushtruan disa masakra. Dhjetra mijë civilë grekë humbën jetën në luftë. /DW

Tags: GreqiKancelari Olaf Scholzturqi

TË LIDHURA

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke
Analizë

‘Të duket vetja pasardhës i Platonit , por nuk je’, batuat e Ramës provokojnë mediat greke

10:38 | 16/01/2026
Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Next Post
Thyerje e rregullave në “Për’puthen”, Anxhela i tha se s’ka më pëlqim. Arbri i nxjerr foton duke u puthur

Thyerje e rregullave në “Për’puthen”, Anxhela i tha se s’ka më pëlqim. Arbri i nxjerr foton duke u puthur

Presidenti gjerman dënon Putinin dhe parashikon “vite të vështira”

Presidenti gjerman dënon Putinin dhe parashikon "vite të vështira"

Paralajmërimi i Ballës: Berisha shumë shpejt do shpallet “non grata” edhe nga BE-ja

E ke të pamundur Doktor, e ke të pamundur







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës
Aktualitet

E rëndë në Përmet, 31-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i varur në shkallët e banesës

by mirseda
21:55 | 20/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, kur rreth orës 19:00, është gjetur i vetëvarur shtetasi...

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

“Familjarët e saj më prenë rrugën”/ Mateo rrëfen historinë me Brikenën jashtë: Më ka mbetur peng

21:52 | 20/01/2026
Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

Bahamas heq vizat për Kosovën, Osmani: Lidhje më të forta

21:06 | 20/01/2026
Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

Kurti në Davos: Serbia të heqë dorë nga kthimi në Kosovë

21:03 | 20/01/2026
Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

Trump: “Në një vit si president, kemi bërë më shumë se çdo administratë për të përfunduar luftërat”

20:07 | 20/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com