Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Sasia rekord e kokainës/Rama përqafime për Policinë dhe Prokurorinë: Asnjë sinjalizim nga…

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Gjendet kokainë në një kamion në Portin e Durrësit, ja destinacioni

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi të gjatë në rrjetin e tij social “Facebook”, përshëndet aksionin e fundit të Policisë së Shtetit për kapjen e 613 kg kokainë në Portin e Durrësit. Gjithashtu në reagimin e tij, ai nuk ka nguruar pa falënderuar edhe bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Por, nga ana tjetër ai ka theksuar se operacioni është i zhvilluar në vendin tonë është kryer nga autoritetet vendase dhe pas asnjë sinjal nga të huajt.

Postimi i plotë
NJË OPERACION SHEMBULLOR ME DOMETHËNIE TË MADHE
Operacioni më i fundit i Policisë së Shtetit, kryer në bashkëpunim me Hetimin Doganor dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, shënon një hap të madh përpara të shtetit tonë në përballjen me krimin e organizuar. Kapja e një sasie shumë të konsiderueshme kokaine, më e madhja e kapur ndonjëherë në vendin tonë, përmes ndërveprimit mes agjencive tona ligjzbatuese, ka një domethënie të plotë për vendosmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë që po fitojmë dita-ditës në këtë përballje. Por padyshim shumë domethënëse, edhe për integritetin e strukturave tona ligjzbatuese. Të cilat në rastin konkret kanë sekuestruar drogë të fortë me një vlerë 180 milionë euro, nëse do të dilte në tregun europian për ku ishte e destinuar.
Edhe fakti që ky operacion është zhvilluar i gjithi në territorin e vendit, pa asnjë sinjalizim nga vendet europiane ku ngarkesa ka udhëtuar përpara se sa të hynte në portin e Durrësit, ka domethënien e rëndësishme të forcës ligjzbatuese që disponojmë sot, duke nisur nga pikat doganore. Puna e madhe që është bërë për të vendosur nën një kontroll rigoroz pikat doganore, duke filluar nga porti i Durrësit, ku edhe është krijuar një rrjetë efikase kontrolli mbi bazë risku, ka dhënë rezultate të vazhdueshme në aspektin doganor, por në këtë rast ka mundësuar edhe zanafillën e këtij operacioni spektakolar. Po ashtu, me marrjen e sinjalizimit të parë nga Hetimi Doganor, Policia e Shtetit është vënë menjëherë në lëvizje, falë pikërisht bazës së punës së përbashkët që është ndërtuar në funksion të garantimit të kontrollit rigoroz të portit të Durrësit, mes strukturave policore dhe hetimore. I menjëhershëm dhe efikas ka qenë edhe ndërveprimi mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të rënda, çka ka siguruar përfundimin me sukses të plotë të operacionit.
Përgëzime të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit në këtë operacion dhe për mesazhin e qartë që ky rezultat shembullor i luftës kundër krimit të organizuar u jep të gjithëve!
Përgëzime Policisë së Shtetit, që ka hyrë me vendosmëri e gatishmëri të lartë në fazën e re të luftës kundër krimit, ku Forca e Ligjit nuk është vetëm emri i një strukturë të posaçme antikrim, po një vijë sjelljeje e Policisë së Shtetit si e tërë dhe në çdo front. Përgëzime Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, që jo vetëm po garanton në vijimësi një rritje konstante të të ardhurave falë përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së punës, por po rrit vijimësisht forcën goditëse kundër evazionit, kontrabandës e trafiqeve. Përgëzime edhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda padyshim dhe uroj që hetimet e mëtejshme të kenë të njëjtin sukses si vetë ky operacion entuziazmues. TIRANA TODAY

Tags: asnjëkokainëspërqafimepolicinëProkurorinëramarekordsasiasinjalizim

TË LIDHURA

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

20:25 | 23/12/2025
“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike
Aktualitet

“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike

20:20 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë
Aktualitet

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Next Post
Diktatori i Koresë së Veriut do të shpëtojë lëkurën? Zbulohen dy pasaportat që…

Diktatori i Koresë së Veriut do të shpëtojë lëkurën? Zbulohen dy pasaportat që...

Nesër ditëlindja e Dr.Florit, Landi dhe shokët zbulojnë surprizat për të

Nesër ditëlindja e Dr.Florit, Landi dhe shokët zbulojnë surprizat për të

Ka gol në “Zeqir Ymeri”, Kale surprizon Skënderbeun (Video)

Ka gol në “Zeqir Ymeri”, Kale surprizon Skënderbeun (Video)







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit
Aktualitet

Emrat/ Rrëmbyen dy persona në vitin 2023, dërgohen në gjykim tre të dyshuarit

by mirseda
20:25 | 23/12/2025
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Sarandë ka përfunduar hetimet dhe...

“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike

“Nuk ka nënshtrim ndaj narkoshtetit”, Flamur Noka: Kërkojmë qeveri teknike

20:20 | 23/12/2025
Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

Akuza të reja për përdhunim dhe sulm seksual, Russell Brand në telashe të tjera, i shtohen akuzat

19:59 | 23/12/2025
Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

Fullkrug transferohet te Milani, zbulohet numri që do të mbajë

19:57 | 23/12/2025
Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

Dyshohet se morën ryshfet për zbutje masash/ SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorë të Prokurorisë

19:53 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com