pusulabet girişcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betpuantaraftarium24taraftarium24taraftarium24matadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabet girişsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahiscasibomhititbetcasibomjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetinterbahistipobetpashagamingdoedajojobetgrandpashabetbahiscasinograndpashabetmarsbahis1winholiganbet girişpalacebet girişbetpuan girişcashwincashwinwbahis girişpusulabetjojobetpusulabetbetebetholiganbetbetgit girişradissonbetpalacebetbetebetbetpuancashwin girişpalacebetimajbeturfa konteynerşanlıurfa konteynersuperbetinbetciopusulabetkavbetPusulabet güncel girişPusulabet giriştophillbetjojobetjojobetjojobetdeneme bonusujojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuangrandpashabet girişgrandpashabet girişcasibommarsbahis girişpusulabet güncel girişVDCasinopusulabet girişsuperbetin girişVDCasinobahiscasino1win1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetholiganbetjojobetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelercasibombahiscasinopalacebet girişcasibomAvrupabetsahabetgrandpashabetholiganbetpusulabetsekabetbetciosekabetjojobetmarsbahiscasinoroyalmatbetimajbetteosbetonwin girişsahabet girişpornowbahisŞans CasinoGrandpashabetgrandpashabetpusulabet girişbetwooncasibomjojobetjojobet girişjojobet güncel giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

Samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027, Albana Koçiu: Gati të pozicionohemi si partner konkurrues

4 ditë ago
in Politikë

Shqipëria po konsolidon pozicionin e saj në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, ndërsa përgatitet të mirëpresë Samitin e NATO-s në vitin 2027. Sipas zv/kryeministres Albana Koçiu, ky zhvillim shoqërohet me investime të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes dhe me zgjerimin e kapaciteteve prodhuese të industrisë ushtarake në vend. Një nga projektet kryesore është ndërtimi i kompleksit industrial të Guna Tactical, pjesë e KAYO-s, ku po realizohet një investim prej 13.2 milionë eurosh, në kuadër të marrëveshjes fillestare me MSSC Group. Projekti synon prodhimin e uniformave dhe pajisjeve ushtarake, duke shënuar një hap të ri në zhvillimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Shqipëria do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027, një arritje që reflekton besimin e aleatëve dhe rolin gjithnjë e në rritje të vendit në sigurinë euroatlantike. Ky angazhim po mbështetet me investime konkrete, rritje të kapaciteteve dhe zhvillimin e një industrie moderne të mbrojtjes. Në kantierin e ndërtimit të Guna Tactical, pjesë e KAYO-s, po merr formë një projekt që shkon përtej investimit në prodhimin e uniformave dhe pajisjeve ushtarake. Investimi prej 13.2 milionë eurosh, pjesë e marrëveshjes fillestare me MSSC Group, hap një drejtim të ri strategjik për Shqipërinë.

Në një kohë kur vendet e NATO-s po rrisin investimet në mbrojtje, me objektivin për të arritur deri në 5% të PBB-së, Qeveria Shqiptare ka rritur mbështetjen për sektorin e mbrojtjes. Përmes Aktit Normativ të Buxhetit 2026, kemi miratuar 10.3 miliardë lekë shtesë, duke e rritur financimin në 2.6% të PBB-së në përputhje me angazhimet e marra në kuadër të NATO-s.

Shqipëria është gati të pozicionohet si një partner konkurrues në industrinë e mbrojtjes. Tradita në manifakturë, fuqia punëtore e kualifikuar dhe afërsia me tregjet europiane janë avantazhe reale që po kthehen në kapacitete konkrete, duke projektuar, prodhuar dhe eksportuar produkte për forcat e armatosura dhe strukturat e sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në tregjet ndërkombëtare.

Me 1200 vende të reja pune dhe 3 kontrata të nënshkruara për furnizimin me veshje të Forcave të Armatosura, Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për periudhën 2026–2028, Guna Tactical po jep rezultatet e para konkrete. Kjo nuk është një histori suksesi e izoluar. Së bashku me TIMAK Defence, dhe me “Myslym Keta Defence” po krijohet një zinxhir i integruar i industrisë së mbrojtjes shqiptare, i mbështetur nga partneritete strategjike që sjellin investime, teknologji dhe punësim të kualifikuar.

Një tjeter arritje konkrete është partneriteti me Fincantieri. Përmes KAYO-s, Shqipëria po hyn në një ndërmarrje të përbashkët për prodhimin e mjeteve lundruese, me synim edhe eksportin. Aktiviteti në Pashaliman do të rrisë kapacitetet e Forcës Detare, dhe do ta pozicionojë vendin si një pikë referimi për mirëmbajtjen dhe prodhimin e anijeve për partnerët e NATO-s. Ky është vizioni ynë për ta kthyer Shqipërinë në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes, duke forcuar njëkohësisht sigurinë kombëtare, ekonominë dhe integrimin në zinxhirët ndërkombëtarë të teknologjisë dhe prodhimit.

TË LIDHURA

Politikë

Blushi: “Ramaforma”, një mundësi vetëm për Ramën, vendimi i GJK s’e mbyll aferën

18:42 | 18/07/2026
Politikë

“The Albanian Files”/ Zhupa, video-postim: Do e dërgojë Ramën në burg me duart e veta

18:40 | 18/07/2026
Politikë

Shehaj: Rama ka dërguar Ballën te vila ku pushojnë gruaja dhe fëmijët e mi

16:46 | 18/07/2026
Next Post

Hita mbledh drejtuesit e Policisë: Fokus siguria në sezonin turistik dhe lufta kundër krimit

E rëndë në Britani! 28-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në rrugë, dy persona nën hetim për vrasje

PD kërkon shtyrjen e afatit për Reformën Territoriale, Boçi: Procesi s’mund të nxitohet







JU REKOMANDOJMË

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

15:44 | 24/06/2022

Mos i injoroni shenjat! 8 sëmundje të rënda që sinjalizon lëkura juaj

22:50 | 06/01/2018

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019

Moment tensioni mes Arben Kolës dhe një qytetareje në protestë

21:37 | 15/07/2026




TË FUNDIT

Bota

Spanja përgatitet për valën e tretë të të nxehtit, temperaturat pritet të kalojnë 45°C

by mirseda
22:38 | 18/07/2026
0

Spanja pritet të përballet me një valë të re të fortë të të nxehtit, me temperaturat që...

Sekretet e Argjentinës drejt Botërorit të radhës, Messi nuk heq dorë nga bestytnitë

22:21 | 18/07/2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmet

22:16 | 18/07/2026

Kosova drejt zgjedhjeve të reja? Afati kushtetues po mbaron, partitë ende pa marrëveshje

22:07 | 18/07/2026

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij

21:32 | 18/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com