Vitet që kalojnë janë thjeshtë numra për Hamdi Salihin. Edhe pse 33-vjeç ajo që jep në fushë është e mahnitshme. Shkodrani ka arritur të shënojë 4 gola në ndeshjesh që ka zhvilluar ekipi i tij Neutstad, përballë Kapfenberg me rezultatin 4-2. Tre nga golat e Salihi i ka shënuar që në pjesën e parë ku goli e parw dhe tw tretë është shënuar nga 11-metërshi, ndërsa të katërtin e ka shënuar në pjesën e dytë.
Golin e parë Salihi e shënoi në minutën e 10-të me penallti. Kapfenberg barazoi në minutën e 15-të me Rosenbiçler, ndërsa shkodrani shënoi edhe dy herë të tjera në minutën e 20-të dhe në të 29-të. Edhe golin e tretë sulmuesi e shënoi me 11 metërsh.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-1. Në minutën e 57-të Salihi shënoi dhe golin e 4-t personal duke i çuar shifrat në 4-2. Më parë për miqtë shënoi Jutriç në minutën e 53-të