Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike , Ervin Salianji me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” ka kritikuar grupin anti-Bashë.
Sipas Salianjit, Basha ka mbajtur përgjegjësitë e tij ashtu siç do ti mbajë çdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues i lartë i administratës.
Në kë reagim, Salianji ka dënuar rëndë deklaratat kundër kreut të PD-së apo bërjen e biografisë së e familjes me argument monist, të cilat ai i ka quajtur mjerim politik dhe shkretim i mendimit.
STATUSI I SALIANJIT
Biografia e familjes, argument monist, mjerim politik dhe shkretim i mendimit!
Lulzim Basha ka përgjegjësi për zgjedhjet dhe e ka marrë përgjegjësinë për zgjedhjet.
Çdo deputet, Ish-deputet, drejtues partie, ish-drejtues të lartë të administratës ka përgjegjësi për zgjedhjet!
Se sa dhe se si do ta vlerësojnë me votë anëtarët e PD-së dhe po ashtu analiza e plotë në çdo seksion të Partisë Demokratike.
Ndërsa duhet të kishte argument për mënyrën e organizimit apo vendimmarrjen strukturore, ndërtohen konspiracione dhe akoma më keq i bëhet biografia e familjes si në monizëm, ky është mjerim politik, mungesë argumenti dhe shkretim i mendimit përveçse dëshpërim i papërmbajtur personal!