Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Salianji: Më 13 maj, Rama do të tërhiqet ashtu siç u zmbraps në Kavajë

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Salianji: Më 13 maj, Rama do të tërhiqet ashtu siç u zmbraps në Kavajë

Sekretari për Aksionin Qytetar në Partinë Demokratike, Ervin Salianji thekson se protesta që do të mbajë opozita më 13 maj në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kundër qeverisë do të detyrojë kryeministrin Edi Rama të tërhiqet nga qëndrimet e tij për të arritur një zgjidhje të krizës politike.

Në një intervistë për “Tirana Today”, Salianji heq paralele me rastin e Kavajës. Ndaj thotë se kryeministri do të zmbrapset ashtu siç veproi në zgjedhjet vendore për kreun e bashkisë së Kavajës.  

Si është e mundur që pas dy takimeve radhazi në Presidencë me kreun e shtetit Bujar Nishani, kryeministri Rama dhe  kreu i PD-së Lulzim Basha nuk arritën të zgjidhin krizën politike?

Ulja në tryezën e negociatave është një lajm i mirë për Shqipërinë. Prej kohësh opozita ka kërkuar dialog për zgjidhjen e krizës, ndërsa Rama ka thënë që krizë nuk ka. Pas 4 vjet prepotencë dhe arrogancë nga ana e Ramës dhe e mazhorancës në qeverisje dhe në raportin që ndërtuan me qytetarët, duke mos dhënë asnjë llogari, por duke përvetësuar dhe shpërndarë çdo pasuri publike, duke e përqendruar vetëm tek disa duar që janë klientët e pushtetit. Pas protestës se 18 Shkurtit, në mendimin tim protesta më e madhe pas protestave të dhjetorit, shumica qeverisëse ka ndryshuar katërçipërisht qëndrimin dhe qasjen ndaj opozitës. Rezistenca tashmë 78 ditore e qytetarëve, intelektualeve, të rinjve, studentëve, të papunëve, të moshuarve etj., ka sjellë një dimension të ri të të bërit politikë në Shqipëri, një stinë të raportit mes politikës dhe qytetarit. Pranvera shqiptare do të mbahet mend si stina ku nisi rrugëtimin kthimi i pushtetit nga kryetarët e partive dhe një grusht njerëzish tek qytetari, do të mbahet mend si themeli i ndërtimit të një qasje të re dhe hedhjes së kolonave kryesore mbi të cilat do të ndërtohet shteti i së nesërmes, një shtet në shërbim të qytetarëve dhe jo qytetarët që janë në shërbim të shtetit. Forcimi i individit në shoqëri sjell zhvillimin e shoqërisë. Arritja e një zgjidhje politike mes Bashës dhe Ramës në vetvete nuk është çështja, mënyra se si do të arrihet zgjidhja e krizës së rëndë politike që ka përfshirë vendin. Por, problemi është edhe këndi nga i cili duhet të shikohen këto takime. Besoj që propozimet e Bashës dhe lëvizjes qytetare janë ato që ka nevojë vendi dhe jo Partia Demokratike. Nuk ka asnjë njeri që mendon që kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është e gabuar.

Palët kanë lënë të kuptojnë se ka disa pika që kanë rënë dakord midis tyre. A ka një draft marrëveshje paraprake që mund të firmoset prej tyre?

Ka vetëm një marrëveshje me të cilën lëvizja popullore që është përtej PD-së do të bjerë dakord, zgjidhja është garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet krijimit të një qeverie teknike e cila do të bëjë të mundur rikthimin e besimit mes palëve dhe krijimin e kushteve për garë të barabartë. E keni parë që kryeministri del si triumfues para meidave duke thënë që unë jam lojtar i madh sepse arrita ti gënjej duke bërë blof ndërkombëtarët dhe opozitën, një njeri që ka përgjegjësinë e qeverisjes së vendit që sillet si fëmijë që me lëpirësen në dorë bërtet që unë jam mashtruesi më i zoti. Politika nuk është lojë por garanci për të përmirësuar jetën e qytetarëve nëpërmjet ballafaqimit të alternativave, të ekipeve të programeve, të cilat bëjnë të mundur marrjen e vendimeve që përmirësojnë jetën e qytetarëve. Ne nuk mund të luajmë me jetën e qytetarëve, ne po sakrifikojmë për të siguruar zgjedhje të lira dhe kjo do të bëjë të mundur një sjellje të re të politikanëve në raport me qytetarët dhe një cilësi më të mirë të përfaqësimit politik.

Pas dështimit të zgjedhjeve vendore në Kavajë, prej së cilës u shmang edhe përplasja midis forcave politike, opozita ka thirrur sërish një protestë më 13 maj

Ne datën 7 Maj opozita kishte thërritur një protestë paqësore dhe masive në qytetin e Kavajës për t’i treguar që zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë. Forca e bashkimit popullor, masiviteti dhe tubimi paqësor treguan se koha e zgjedhjeve me një parti ka marrë fund njëherë e mirë në këtë vend, se qytetarët nuk mund të bëhen pjesë e një procesi fasadë ku kandidati i vetëm që mund të marrë edhe vetëm 1 votë del fitues. Nuk kishte asnjë skenar për përplasje me qytetarët dhe nuk do të ketë asgjë të tillë. Protesta e 13 Majit do të bëhet për qytetarët kundër pushtetit dhe jo kundër qytetarëve, në protestë do te bashkohen masivisht edhe simpatizantë të Partisë Socialiste të cilët nuk mund të pajtohen me këtë model autoritarist të ushtrimit të pushtetit. Më datë 13 paqësisht dhe të vendosur qytetarët do të gjunjëzojnë përsëri Ramën siç bënë me zgjedhjet e Kavajës.

 Ç’po ndodh brenda PD-së me “senatorët e vjetër” të cilët i janë kundërvënë Bashës për mënyrën e aksionit politik të opozitës?  A është kjo një përpjekje për t’i marrë Bashës drejtimin e partisë?

Në PD po ndodhin debate dhe përplasje mendimesh për mënyrën se si duhet të sigurohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Kjo është vlerë për shoqërinë që ka debate në një parti me më shumë së 100 mijë anëtare, do ketë mendime të ndryshme për mënyrën e të bërit opozitë dhe kjo është vlera që ka demokracia që secili ka mendimin e vet, dhe siç u pa nga tërheqja e Ramës në Kavajë, triumfoi e drejta për zgjedhje të lira dhe drejtësia e vendimit tonë. Opozita tregoi se drejtësia e kauzës së saj është përqafuar nga çdo qytetar dhe këtë e konfirmoi dhe zbythja e Ramës.

 

Tags: 13 majErvin SalianjikavajëPD-sëRama do të tërhiqet

TË LIDHURA

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!
Aktualitet

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

09:13 | 13/10/2025
Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”
Kryesore

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

08:55 | 13/10/2025
Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë
Politikë

Rama në takim me arkitektë: Shpresoj t’i sillni fat Kombëtares ndaj Serbisë

20:30 | 11/10/2025
Next Post
Në gusht nis ndërtimi i autostradës Prishtinë – Gjilan – Luginë e Preshevës

Në gusht nis ndërtimi i autostradës Prishtinë - Gjilan - Luginë e Preshevës

Rekord negativ, Granit Xhaka: Ky është stili im i lojës, nuk e ndryshoj!

Rekord negativ, Granit Xhaka: Ky është stili im i lojës, nuk e ndryshoj!

Egjipt, dënohet me vdekje kreu i Vëllazërisë Myslimane

Egjipt, dënohet me vdekje kreu i Vëllazërisë Myslimane







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!
Aktualitet

Nga sot nis ndalimi (përkohësisht) i përdorimit në rrugë i monopatinave elektrike!

by mirseda
09:13 | 13/10/2025
0

Arsyeja e ndalimit të monopatinave përkohësisht është shkak të rasteve të shtuara të aksidenteve nga monopatinat. Prej...

Trump mbërrin në Tel Aviv, pritet në aeroport nga Netanyahu

Trump mbërrin në Tel Aviv, pritet në aeroport nga Netanyahu

09:08 | 13/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi në 21 komuna. 17 shkojnë në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë, përfundon numërimi në 21 komuna. 17 shkojnë në balotazh

09:04 | 13/10/2025
Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

Tirana pret Forumin e parë të Investimeve “Bashkimi Europian-Ballkani Perëndimor”

08:55 | 13/10/2025
Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,

Lirimi i pengjeve nga Hamasi/ ‘Mirë se vini në shtëpi’,

08:24 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com