Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Salah: Kam idhull Zidane, por ja pse ne do t’ia dalim në finale

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Mohamed Salah ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve të futbollit, me klasin, elegancën dhe thjeshtësinë që ai luan futboll. Ky ka qenë një sezon i jashtëzakonshëm për egjiptianin, i cili si fillim dërgoi kombëtaren e tij në finalet e Botërorit dhe më pas me Liverpool arrin në finalen e Champions League. Të mos mjaftonin këto statistikat e tij këtë sezon me klubin e Premier Leagues janë vërtetë monstruoze, 44 gola në këtë sezon, 10 prej të cilëve në Champions League. Fitorja ndaj Real Madrid në Kiev do të ishte “qershia mbi tortë” për sezonin e artë të Mohamed Salah. Ai beson se ata Liverpool ka një skuadër që të gjithë janë miq të mirë dhe nën moton, të gjithë për një dhe një për të gjithë do t’ia dalim edhe në finale.“Të luash në finalen e Champions është një ëndërr që bëhet realitet dhe ta fitosh do të ishte një arritje e jashtëzakonshme, – tha egjiptiani për UEFA.com. – Real Madrid ka shumë përvojë, por është një ndeshje finale dhe e kaluara nuk ka të bëj. Luajmë 11 kundër 11, te Liverpool jemi të gjithë shokë dhe Klopp është shok me të gjithë ne.”

“Nuk e di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League, sepse tjetër gjë është të luash në finale dhe tjetër gjë është ta fitosh. Do të ishte arritja më e madhe. Të gjithë janë entuziast. Mbaj mend që dy vjet më parë isha në Egjipt me pushime dhe atje të gjithë po shikonin finalen e Champions dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme, edhe pse ajo ndeshje nuk kishte të bënte fare me ta,” – vazhdoi Salah.Në lidhje me golat e tij, të cilët kanë qenë mbi çdo parashikim në këtë sezon, sulmuesi i ardhur nga Roma, shtoi: “Puna e fortë në stërvitje ka qenë çelësi i gjithçkaje. Kryesorja është që të qëndrojë në këto nivele edhe vitin e ardhshëm. Tani po mendoj vetëm për finalen e madhe. Në Romë bëra dy sezone me nivel dhe nisa të besoja te vetja ime. Kërkova të shkoja në Angli sepse e dija që do të isha i suksesshëm dhe fatmirësisht ia dola në sezonin e parë.”Salah mund të bazohet edhe te forma e mirë e kolegëve në sulm, Firmino dhe Mane: “Kryesorja për ne është të ndihmojmë skuadrën të fitojë, ka pak rëndësi se cili shënon, kryesorja është që në fund të marrim kupën. Mentaliteti ynë është një për të gjithë, të gjithë për një. Unë kam bërë dhjetë gola në Champions, Mane nëntë gola, Firmino dhjetë. Kjo tregon se kemi merita të barabarta në rrugën drejt suksesit.”Teksa thotë se momenti i tij i preferuar në këtë sezon ka qenë goli në fushën e Manchester City, sulmuesi afrikan zbulon edhe idhujt e fëmijërisë: “Totti, braziliani Ronaldo dhe Zidane. Ata që unë kam  adhuruar ishin krejtësisht ndryshe nga të tjerët në mënyrën si luanin futboll.”

Tags: dalimfinaleidhullSalahzidane

TË LIDHURA

Sport

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)
Sport

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026
Sport

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026
Next Post

Video/Kush është shqiptari që terrorizoi amerikanët, një qytetare i bën gropën

Video+Foto/Njihuni me kapon shqiptar, pjesë e bandës famëkeqe

Çdo ndodhë nesër me udhëtimet drejt Italisë? Aviacioni Civil jep njoftimin e rëndësishëm







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com