Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Saimiri, një dyfytyrësi amerikane njësoj si për Saliun

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Fundi pa lavdi i treshes Mustafa, Veliu, Hoti

Nga: Andi Bushati

Lidhja e dënimit të ish ministrit të “policisë që deshëm” me fundin e konceptit të pa ndëshkueshmërisë, nga Yuri Kim, ngjalli edhe njëherë shumë ilartitet dhe ironi në rrjet. Arsyeja kuptohet lehtësisht. Atëherë kur një pjesë e iluminuar dhe kritike e shoqërisë shqiptare patën ngritur zërin kundër Saimir Tahirit për kanabizimin masiv të vendit, përfaqësuesit e SHBA-së u bënë mburojë politike pro tij. Ende shumëkush e mban mend, se në kulmin e skandalit Zagani, që shpërfaqi për herë të parë lidhjet e superministrit me grupimin e trafikanëve Habilaj, qeveria Shqiptare organizoi një konferencë pompoze për të glorifikuar punën e policisë. Dhe pikërisht në këtë manifestim propagandistik, që ndodhte në të njëjtën kohë kur mediat e huaja buçisnin nga lajmet për Shqipërinë si vendi që po furnizonte Europën me hashash, kur drejtësia politike përndiqte denoncuesin viktimë dhe mbronte Tahirin, ambasadori Donald Lu e konsideroi përpjekjen e luftës kundër drogës si një histori suksesi. Kjo deklaratë absurde u përdor më shumë se një herë si alibi në parlament, qoftë nga Rama (shiko videon në linkun poshtë), qoftë nga Tahiri, për tu thënë kundërshtarëve se po të ishte kanabizuar teritori, amerikanët nuk do të heshtnin. Aq flagrant ishte ky përdorim sa, në publik, u shpërnda pandehma se qeveria po kultivonte drogat e lehta me leje nga Uashingtoni.

Pra, po ta shohim nga prespektiva e sotme amerikanët e mbrojtën Saimir Tahirin atëherë kur ai mëkatonte duke qenë në pushtet dhe po e përdorin si shembull të ndëshkueshmërisë tani që të gjithë po e trajtojnë si një limon të shtrydhur. Prandaj deklaratat e Yuri Kim duken qesharake, pasi ato lexohen në sfondin e ayre që pat thënë paraardhësi e i saj.

Në këtë kuptim, ndonëse për personazhe me histori dhe profile të ndryshme, ky qëndrim amerikan për Saimirin është i njëjtë me atë që ata po bëjnë me Saliun. Edhe Berishën ata e mbrojtën në dëm të shqiptarëve, duke u sjellë në mënyrë cinike ndaj një pakice të iluminuar që denonconte krimet e tij, dhe po e ndëshkojnë sot kur ai nuk ka më, as fuqinë dhe as pushtetin, për ti bërë dëm bashkëkombasve të vet. Gjithkush e mban mend epitetin “burrë shteti” pas katër vrasjeve politike në 21 janar. Askush nuk e ka harruar se sekretarja e shtetit, Hilari Klinton, para se ti jepte dorën Berishës, tha nga tribuna e parlamentit se Shqipëria qe vendi ku duhet ardhur për të parë si funksionon demokracia. Ajo i shqiptoi këto fjalë në vitin 2012, kur ishte minuar drejtësia për Gërdecin, kur qenë vrarë politikisht demostrues, kur pushteti kishte grabitur 10 votat e bashkisë së Tiranës.
A mund të quhej kjo një demokraci perfekte nga shefja e diplomacisë e vendit më të fuqishëm të botës? Kjo është aq absurde sa dhe historia e suksesit të luftës kundër drogës  e ministrit që pozoi përkrah Obamës.

Natyrisht, përmendja e këtyre gafave kolosale, nuk i jep të drejtë asnjë shqiptari ti kërkojë llogari diplomatëve amerikanë për dështimet tona. Nuk na takon ne të rudhim buzët, se pse ata mbështesin politikanë që i bëjnë dëm këtij populli, as se pse nuk flasin kurrë kundër krimeve të atij që ka pushtet.

Qeveritarët tanë të korruptuar mund ti duhen si kukulla të shantazhueshme për të pranuar muxhahedinët apo afganët, për të demontuar armët kimike, apo për të pranuar “investime të huaja” si ato të Bechtel në Skavicë. Kjo është një praktikë që nuk ndodh për herë të parë dhe as vetëm në Shqipëri.

Por thënë këtë, duke i mirëkuptuar këta të huaj që marrin mandat për të mbrojtur interesa shpesh të ndryshme nga ato tonat, ne s’kemi pse sillemi as si idiotë, as si naivë, për ti trajtuar si arbitra të ndershëm. Ne nuk kemi pse e marrim si mesazh hyjnor qëndrimin e tyre, as kur mbronin dje Tahirin në pushtet, as kur atë e anatemojnë sot; as kur lavdëronin Berishën si demokrat, as kur e shpallin si minues të saj. Amerikanët kanë të vërtetën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është gjithmonë, domosdoshmërisht dhe e jona. /Lapsi.al

Tags: ANDI BUSHATISaimir TahjriYuri Kim

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Meta bën një xhiro nga liqeni, para vendimit të gjykatës

Meta bën një xhiro nga liqeni, para vendimit të gjykatës

Dënimi i Saimir Tahirit dhe ethet e frikës së madhe

Dënimi i Saimir Tahirit dhe ethet e frikës së madhe

“Shkarkimi i Metës, i mirëpritur”, Petro Koçi: Do ishte leksion për politikën

“Shkarkimi i Metës, i mirëpritur”, Petro Koçi: Do ishte leksion për politikën







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com