Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Saimir Tahiri u takua dy herë me Artan Habilajn në një hotel në Greqi

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Saimir Tahiri u takua dy herë me Artan Habilajn në një hotel në Greqi

Detaje të reja dalin në dritë për çështjen ndaj Saimir Tahirit. Kur kanë kaluar dy ditë nga masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, janë zbuluar disa nga provat e reja.

Në letërporosinë e Greqisë flitet për faktin se ish-ministri Saimir Tahiri ka takuar dy herë Artan Habilajn, (kushëri i tij) në një hotel në shtetin helen gjatë kohës që ai ka qenë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Gjykata për Krimet e Rënda u bazua pikërisht mbi këtë letër për të dhënë ‘arrest shtëpie’

Po ashtu thuhet se pikë kyçe ngelet edhe dëshmia e dhënë nga ish-zv/ministrja e Brendshëm Elona Gjebrea si dhe shoferi i tij Gentian Ceka.

VENDIMI I GJYKATËS PËR TAHIRIN

Gjykata për Krimet e Rënda u bazua në një vendim prej 33 faqesh teksa mori masën ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin Tahiri. Në këtë dokument flitet për lëvizjet e Tahirit në gjatë 2015-2017, kohë kur ishte ministër, por edhe pas dorëheqjes. Dëshmia e Elona Gjebreas mbetet pikë kyçe për hetimet, ndërsa ajo flet për udhëtimet që ka pasur me familjen e saj dhe atë të Tahirit drejt shtetit grek.

“Deklarime të shtetases Elona Hoxha (Gjebrea) aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhënë në datë 01. 12. 2017, para prokurorit të çështjes, të dokumentuar në Procesverbal “Për marrjen e të dhënave nga personi që ka dijeni për veprën penale”. Në tërësinë e deklarimeve, deklaruesja njoftoi për pushimet e familjes së Saimir në Greqi javën e parë të Gushtit 2014, ndërsa nuk njoftoi mënyrën se si udhëtuan nga Saranda në Korfuz (në vajtje), për drejtuesin e mjetin me të cilën udhëtuan vajzat e saj me prindërit e Saimirit (në vajtje) dhe për mënyrën sesi automjetet e tyre të kthimin mbërritën në Greqi.

Sipas deklarueses, në javën e parë Gusht 2014, së bashku me bashkëshorten, Arian Hoxha, shkoi me pushime në Korifuz, Greqi dhe, më pas, në Lefkadha, Greqi. Për të shkuar në Greqi udhëtoi së bashku me bashkëshortin drejt Sarandës, me mjetin e punës. Në Sarandë u takuan me Saimir Tahirn. Ministër i Brendshëm në atë kohë, i cili ndodhej së bashku me bashkëshorten e tij. Së bashku udhëtuan në drejtim të Greqisë, duke dalë nga Pika Kufitare Porti Sarandë dhe qëndruan një natë në Korfuz. Të nesërmen shkuan në Lefkadha ku qëndruan gjashtë ditë në një shtëpi të marrë me qira. Në katin e parë qëndroi ajo së bashku me bashkëshortin dhe dy vajzat e saj Livia dhe Fiona dhe në katin e dytë Saimiri se bashku me familjen. Për mbërritjen e vajzave në Greqi, kishin përpiluar paraprakisht një deklaratë noteriale nëpërmjet të cilës autorizonin Znj. Luiza Tahiri (nënë e Saimir Tahirit).”, thuhet në një pjesë të vendimit.

Tags: Artan HabilajndyGreqiherëhotelsaimir tahiriu takua

TË LIDHURA

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

22:58 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë
Aktualitet

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat
Aktualitet

Kush e plagosi shtetasin turk në Sauk? Del FOTO, mister rrethanat

21:45 | 09/03/2026
Next Post
Penalltia e “shekullit” akordohet në Serbi, çfarë turpi (Video)

Penalltia e “shekullit” akordohet në Serbi, çfarë turpi (Video)

Arbër Çekaj së shpejti në Shqipëri, ministria dorëzon kërkesën për ekstradim

Arbër Çekaj së shpejti në Shqipëri, ministria dorëzon kërkesën për ekstradim

Ish-bomberi i Vllaznisë: T’ju vijë turp për këtë që keni bërë

Ish-bomberi i Vllaznisë: T’ju vijë turp për këtë që keni bërë







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com