Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Saimir Tahiri në burg, Sali Berisha i lirë

Nga: Carlo Bollino

Nuk kam besuar kurrë në fajësinë e Simir Tahirit, të cilin personalisht nuk e kam renditur kurrë krah trafiqeve kriminale. Në të vërtetë nuk isha në dijeni as se një i afërm i tij ishte supertrafikant që vazhdonte trafikun e drogës duke përdorur makinën e ministrit të Brendshëm deri në momentin kur lajmi doli në media.

Për vite me radhë i besoja pafajsisë së tij, edhe pasi pashë se provat që vinin nga Italia nuk e gozhdonin Saimir Tahirin përballë asnjë përgjegjësie konkrete. Dënimi, edhe pse i çuditshëm për shpërdorim detyre dhe jo edhe për bashkëpunim me trafikun e drogës që shpërdorimi i tij i detyrës do të kishte favorizuar, më detyron gjithësesi të rishoh bindjet e mia. Dua të besoj në Drejtësinë e re dhe në këtë mënyrë duhet të pranoj idenë se Saimir Tahiri është me të vërtetë me faj. Por ama, pikërisht sepse besoj në këtë Drejtësinë e re e shoh të pabesueshme që Sali Berisha të jetë akoma i lirë nga çdo dënim.

Dje, në një nga monologët e tij të pafundë e të sikletshëm televizivë (si gjithmone intervistë pa pyetje) iu kthye në mënyrën e tij temës së pasurisë së fëmijëve të vet: ”Fëmijët e mi nuk janë të varfër, në një kuptim relativisht. A kanë të drejtë fëmijët e mi të bëjnë biznes? Nëse fëmijët e mi kanë përfituar ndonjë qindarkë në marrëdhënie me sektorin publik me sektorin qeveritar me shtetin ajo është e paligjshme. Nëse kanë fituar një qindarkë nga nën kontraktorë të shtetit e paligjshme, s’ka ndodhur dhe as nuk ka për të ndodhur kurrë”. Kështu gënjen prej 15 vitesh. Fëmijët e tij ne fakt janë miliarderë dhe vetëm fakti që dy të rinj pa ndonjë talent specifik, të lindur në vendin më të varfër të Europës, të bëhen miliarderë ndërsa babai i tyre ishte kryeministër, është një element i një dyshimi të madh.

Por mistifikimi i vërtetë është se Sali Berisha shtiret se i beson që paratë e vjedhura janë vëtëm ato të marra ilegalisht nga arkat e Shtetit. Korrupsioni është edhe një gjë tjetër. Shpesh korrupsioni prodhon para ”të pastra”, por të gjeneruara nga burime klienteliste. Fakti që Argita Berisha ka arkëtuar qindra mijëra euro në konsulenca ligjore të paguara nga biznesmenë që ndërkohë përfitonin favore nga Sali Berisha kryeministër, e bën atë një avokate të ndershme? Fakti që dhëndri i tij Jamarber Berisha ka investuar dhjetëra milionë euro në ndërtimin e 19 kullave pa treguar asnjëherë prejardhjen e atyre parave, e bën atë një ambjentalist me kapitale trasparente? Fakti që djali i tij Shkëlzen Berisha është pasuruar falë konsulencave misterioze apo ndërmjetësimeve në afera që shpesh vareshin nga leje dhe konçesione me origjinë qeveritare, e bën atë një konsulent të pastër? Përgjigja e gjithë ketyre pyetjeve është “JO!”. E megjithatë Sali Berisha ia lejon ende vetes luksin që të gënjejë për origjinën e pasurimit të familjes së tij, thjeshtë për faktin se ndryshe nga sa po i ndodh Saimir Tahirit, asnjë prokurori nuk ka guxuar ta hetojë atë.

Eshtë kjo dhe arsyeja që ai këmbëngul duke thënë se Departamenti i Shtetit nuk ka prova kur akuzon gjithë familjen për korrupsion: pasi është i bindur se ka bërë “një punë të pastër”, duke penguar çdo prokurori të gjejë provat që e fajësojnë. Në realitet provat janë dhe shumë janë publikuar edhe nga pak gazetarë që kanë kurajon t’i tregojnë (ne mes tyre), e do të mjaftonte pak për SPAK-un që të përdorte ato prova për të bërë më në fund hetime të thelluara. I pari që duhet t’i kërkojë këto hetime duhet të jetë vetë Sali Berisha, nëse është i sigurtë për ndershmërinë e tij. Përkundrazi, jo vetëm që kundërshton çdo lloj trasparence, por është i gatshëm të sulmojë, shpifë, kërcënojë çdo institucion që i afrohet atij dhe familjes së tij, duke konsideruar si atentat politik kërkesën e thjeshtë për zbatimin e ligjit.

Sali Berisha është simboli i vërtetë i Anti-Shtetit. Denimi i Saimir Tahirit mund të tregojë se Shteti ka nisur të funksionojë, por me kusht që të funksionojë njësoj për të gjithë.

Tags: BerishaCarlo BollinoTahiri

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Pas vendimit të Gjykatës, Tahiri tregon lëvizjen e radhës: Do ta ankimoj vendimin

Dënimi i Tahirit, gazetari: Ish-ministri në ‘hasmëri’ dhe me PS-në

“Haga” pa lidhje e Tiranës me Hagën e Holandës

Përgjigjja e Shqipërisë për Rusinë në përgjigjen e SHBA dhe NATO-s

Ish-deputeti Maliqi: Jeta e Tahirit është në rrezik, duan t’i mbyllin gojën

Ish-deputeti Maliqi: Jeta e Tahirit është në rrezik, duan t'i mbyllin gojën

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë
Politikë

Tabaku: Nuk mund të sillemi si europianë në Bruksel dhe si autokratë në Tiranë

by mirseda
11:11 | 13/06/2025
0

Në një deklaratë të drejtpërdrejtë dhe kritike gjatë seancës së Komisionit të Çështjeve Europiane për Pozicionet Negociuese,...

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

10:27 | 13/06/2025
Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

10:23 | 13/06/2025
Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

10:21 | 13/06/2025
Halit Valteri paraqitet në SPAK

Halit Valteri paraqitet në SPAK

10:05 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com