Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Saimir Koreshi ironi me qeverinë: Futët një drejtësi me gogla, asnjë s’po thërret bingo

3 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Saimir Koreshi ironi me qeverinë: Futët një drejtësi me gogla, asnjë s’po thërret bingo

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Koreshi, u fokusua tek harta e re gjyqësore, duke vënë në dukje se avokatët po protestojnë për një të drejtë të tyre, për një sistem drejtësie që sipas tij është bërë si çorape e grisur që qeveria po mundohet ta arnojë. Mjaft i drejtëpërdrejtë në fjalën e tij në Kuvend, deputeti u shpreh se Reforma në Drejtësi dështoi që në hapat e parë. Ai shigjetoi kryeministrin Rama, që sipas tij, i interesoi që të merrte në dorë pushtetin gjyqësor. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, deputeti shtoi se prej vitesh, gjykata nuk ishte funksionale dhe prej vitesh ka një stok dosjesh, sa qe qeveria po heq dorë nga disa dosje.

“Parlamenti është bërë si han pa porta. Tani ikën ata. Meqë i keni thirrur lavde, ne i dukemi si lëng groshe. Aktorët janë të rinj, Reforma në Drejtësi e njëjta, janë aktorët e rinj. Avokatët sot janë në protestë për këtë reformën në drejtësi, për mënyrën se s’po e konceptoni këtë reformë. Sot kanë qenë në dyert të KLGJ të gjithë avokatët e Shqipërisë. Njerëzit nuk po marrin shërbim. Janë bojkotuar seancat gjyqësore prej gati 1 muaji. Seancat e tjera të masës së sigurisë, patjetër kanë nevojë për përfaqësim. Se ju nuk i dëgjoni. Ju vini këtu dhe i ndani fletë lavdërimi për ta. Si mund të jepet për këtë Reformë në Drejtësi? Se futët një drejtësi me gogla, një sistem goglash që kemi 6 vite ku asnjë s’po thërret bingo. Reforma në Drejtësi dështoi që në hapat e parë. Ju që në fillimet e tuaja keni gabime. I interesoi kryeministrit që të merrte në dorë pushtetin gjyqësor. Prej vitesh, gjykata nuk ishte funksionale dhe prej vitesh ka një stok dosjesh, sa qe qeveria po heq dorë nga disa dosje. Ai sistem drejtësie që e bëtë çorape me arna, dhe doni ta qepni me këtë hartë territoriale. S’mund të hetohet një hetim civil apo penal, kur ju u plasi bomba në sistemin penal administrativ.

Do të thotë se ju nuk keni dëshirë që të rifusni këtë koncept. Po eliminoni gjykatat e rretheve. Në gjykatën e Lushnjës, mesatarja e dosjeve është 550. Ne po eliminojmë. Pse? Argumenti më banal është; pse ai i Korçës të presë 6 vite dhe ai i Tiranës ta marri shpejt. Pak njerëz kemi që janë të zotë? Mbaruan ata me teser të PS-së, dramë e madhe është, jam dakord. Sistemi është në kolaps. Nuk mund të presin pensionistët 7 vite për të gjykuar një çështjes në Apel. E kanë ankimuar një vërtetim fakti apo një proces, se nuk ekzistojnë në kohën e cooperatives, dhe marrin një pension mizerabël. Ju po hiqni shumë kategori të tjera. Ju po ja ktheni shërbimin ndaj qytetarëve. Të gjithë siç e thanë dhe kolegët, të gjithë duan të vinë me shtëpi në Tiranë. Po mirë të gjithë në Tiranë do vinë? Në qytetet e vogla nuk meritojnë që të kenë drejtësi? E cila për hir të së vërtetës funksionon edhe pse çalon. Ju do i bashkoni çështjet e Lushnjës dhe të Fierit, të presësh që të falë çështja divorci pas 6 muajsh. Distanca do të jetë kilometrike dhe ne presim Reformë në Drejtësi. Kjo është reformë në kusari. Ju po i bëni çorapë, po i emëroni në Kushtetuese njerëz që nuk kanë kaluar Vettingun, për t’i mbajtur peng, për mos të bërë drejtësi”, tha Koreshi.

Tags: harta gjyqesorePDSaimir Koreshi

TË LIDHURA

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso
Aktualitet

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

08:51 | 02/06/2025
Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha
Aktualitet

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

22:25 | 31/05/2025
Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Next Post
Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për sot

Sërish temperatura të larta, si parashikohet moti për sot

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-bashkëshortja e ish-presidentit Trump

Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare ish-bashkëshortja e ish-presidentit Trump

Presidenti i Italisë refuzon dorëheqjen e kryeministrit Draghi

Presidenti i Italisë refuzon dorëheqjen e kryeministrit Draghi

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso
Aktualitet

Ra nga çatia e kishës në Korçë, ndërron jetë në spital prifti Kristaq Viso

by mirseda
08:51 | 02/06/2025
0

Prifti Kristaq Viso, i cili ra aksidentalisht nga çatia e kishës në Korçë, ka ndërruar jetë në...

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës

Gjergj Leka sjell “Lulet e Majit”, një festival magjik ku fëmijët ishin yjet e skenës

08:28 | 02/06/2025
Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 qershor 2025

08:15 | 02/06/2025
PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

23:09 | 31/05/2025
PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com