Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Sadiku: Dua të luaj në Serie A, Ronaldo më i miri në botë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Sadiku: Dua të luaj në Serie A, Ronaldo më i miri në botë

Armando Sadiku ka zgjedhur që ti kalojë festat e fundvitit në Shqipëri. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, ai ka zbuluar ëndrrat e tij dhe futbollistin që ka idhull. Po ashtu elbasanasi ka treguar edhe për karrierën e tij që në fëmijëri deri sot që është pjesë e Legias.

“E kam nisur karrierwn që në moshën 7-vjeçare dhe ka qenë babai im, trajneri im i parë dhe ai që më shtynte të bëhesha futbollist. Kam luajtur me Turbinën dhe më pas me Gramozin, kur isha vetëm 18 vjeç dhe nuk isha mësuar larg familjes, për t’u kthyer te Elbasani më vonë. Pastaj, ndonëse shumë i ri, u largova në Itali, te Chievo, ku qëndrova shumë pak dhe u transferova te Lugano. Aty kam kaluar periudhën më të bukur të karrierës time si futbollist,” shprehet Sadiku.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka analizuar edhe situatën e tij tek klubi aktual, ku gjërat nuk kanë shkuar aq mirë. Sadiku nuk ka gjetur akoma minutat e duhura në skuadër, por shprehet se në momentin që i jepet mundësia jep maksimumin për të ndihmuar ekipin.

“Me Legian bashkova këtë verë, sepse bëhet fjalë për një skuadër me mjaft histori. Nuk e nisëm mirë sezonin, pasi u eliminuam edhe nga kompeticionet europiane, por tani jemi rikthyer në rrugën e duhur. Ndonëse nuk po luaj aq sa dua, jam i gatshëm dhe jam munduar të jap kontributin tim, sa herë që kam zbritur në fushë.”

Kombëtarja është maja më e lartë për çdo futbollist shqiptarë, bëhet fjalë për grupin që u trajnua nga De Biasi dhe morën pjesë në Europian. Vetë Sadiku shprehet se ajo është periudha më e artë, por shprehet se shanset për të arritur atje edhe me Panuccin janë reale.

“Kombëtarja është një ëndërr e bërë realitet. Ndihem mjaft i lumtur që kemi arritur të kënaqim njerëzit me pjesëmarrjen në Europian. Me De Biasin kaluam një periudhë të artë, ndërsa edhe tani me Panuccin jemi në rrugën e duhur. Duam të shkojmë sërish në Europian dhe të bëjmë të lumtur të gjithë shqiptarët.”

Italia mund të jetë destinacioni i radhës për elbasanasin, i cili është shprehur se kjo lidhet edhe me periudhën e mirë që kaloi në kohën kur ishte pjesë e Lugano, që është edhe një zonë italo-folëse e Zvicrës.

“Për momentin jam shumë mirë te Legia dhe po punoj për të luajtur akoma më shumë. Ëndrra ime është që të luaj në Serinë A, kjo pasi jam i lidhur me Italinë dhe kam kaluar një periudhë mjaft të bukur, në pjesën italisht-folëse të Zvicrës, Lugano.”

Ndërsa sa i përket futbollistit më të mirë në botë, Sadiku është shprehur se më i miri është Cristiano Ronaldo edhe pse ai admiron dikë tjetër.

“Mua më pëlqen shumë Zlatan Ibrahimoviç, por Cristiano Ronaldo është më i miri në botë.”

Tags: botedualuajmirironaldoSadikuSerie A

TË LIDHURA

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës
Sport

Presidenti Duka inauguron tribunën e re në stadiumin e Vorës

18:36 | 18/04/2026
Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin
Sport

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

15:56 | 18/04/2026
Next Post
Eminenca gri e Edi Ramës merr nën kontroll Shoqërinë Civile

Eminenca gri e Edi Ramës merr nën kontroll Shoqërinë Civile

Bosnje-Herzegovinë/Vranë 30 serbë, shpallen fajtorë 25 persona

Bosnje-Herzegovinë/Vranë 30 serbë, shpallen fajtorë 25 persona

James Rodriguez ka fituar dashurinë e bavarezëve, Kimmich shihet si lider

James Rodriguez ka fituar dashurinë e bavarezëve, Kimmich shihet si lider







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026




TË FUNDIT

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve
Bota

“Mjaft me padrejtësinë, varfërinë dhe pandershmërinë”, Papa u drejtohet të rinjve

by mirseda
09:08 | 20/04/2026
0

Papa Leo XIV u ka drejtuar një thirrje të rinjve gjatë një fjalimi në Faltoren mariane të...

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

Patatja gjermane “pushton” tregun shqiptar, çmimet bien me 22%

09:07 | 20/04/2026
Kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, rriten çmimet e naftës pas deklaratës së Trump

Kërcënimet për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, rriten çmimet e naftës pas deklaratës së Trump

09:01 | 20/04/2026
Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

08:59 | 20/04/2026
Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

Surprizat nuk kanë fund/ Mesazhe emocionuese për Ledion Liçon nga nëna dhe fëmijët e tij

01:12 | 19/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com