Në orën 21:00 të mbrëmjes së sotme, do të startojë në Mynih, supersfida midis Francës dhe Gjermanisë, dy nga favoritet për të fituar kampionatin europian, Euro 2020.
Franca vjen më e avantazhuar në këtë ndeshje, pasi gjermanët nuk kanë pasur paraqitje pozitive në sfidat e tyre të fundit.
Pak para fillimit të takimit, janë publikuar edhe formacionet e të dyjave skuadrave, ku bien në sy yjet e shumtë, si Mbape e Pogba dhe Havertz me Gnabri.
Formacionet zyrtare
Franca: Loris, Pavard, Kimpembe, Varane, Pogba, Kante, Rabiot, Hernandez, Grizman, Mbape, Benzema, Trajner: D.Deshamp
Gjermania: Nojer, Rudiger, Ginter, Humels, Kimish, Havertz, Kros, Gnabri, Gosens, Gyndoan, Myler, Trajner: J.Lëv